Trashëgimtarja e ‘Top Media’, Sara Hoxha kurorëzoi dashurinë e saj me moderatorin Ledion Liço në 11 gusht në Como. Dasma nuk kaloi pa vëmendje edhe pse ishte rreptësisht e ndaluar të publikoheshin foto në rrjete sociale nga ceremonia në fjalë. Pati gjithsesi pak momente që arritën të bëheshin publike, por nga vetë nusja nuk kishim parë akoma asnjë gjë.
Por duket se fotoja e shumëpritur erdhi. Pak minuta më parë Sara ka postuar në ‘Instagram’ foto me fustan të bardhe teksa shfaqet duke u puthur pranë mashkullit të jetës. Të kuruar në detaje Ledioni dhe Sara duket se kanë shkëlqyer në ditën e madhe./revistawho.com