Kumud fajëson veten. Saras e qetëson atë dhe i thotë se falë saj ai e kuptoi që babai e do. Kabir i jep Sarasit kuletën e Lakshmidanit e cila i ka rënë kur ai po e çonte në spital. Saras shikon foton e Lakshmidanit me Sarasvatin në kuletë. Kabir e pyet se kush është dhe Saras i thotë se është mamaja e tij. Kabir përqafon Sarasin. Saras e falenderon që e solli Lakshmidanin në kohë në spital. Guman qan për Lakshmidanin. Deni vjen dhe ajo e përqafon. Guman sheh Kusumin në spital dhe i bërtet asaj. Saras dhe Kumud nisen për në spital. Guman i thotë doktorit se do e çojë Lakshmidanin në Dubai por doktori refuzon sepse ai është në gjendje kritike. Kumud vjen dhe i thotë Jo mama. Guman i thotë kush je ti që më thua mama. Kumud i thotë se është nusja e saj. Ajo thotë se nuk duhet ta çojnë gjëkundi Lakshmidanin. Guman i bërtet Kumudit. Saras mbron Kumudin dhe i thotë Gumanit se Kumudi është gruaja e tij dhe ajo duhet ta respektojë. Ai thotë se nuk do e çojnë asgjëkundi Lakshmidanin. Guman largohet me nerva. Asaj nuk i ndizet makina. Kabiri vjen ta ndihmojë dhe i thotë asaj se ai ishte shkaktari aksidentit. Guman i bërtet atij dhe nuk e pranon ndihmën e tij. Ajo ecën vetëm në rrugë. Mamaja e Jashit i thotë Gunialit se i ka humbur seti i florinjve. Ajo sheh Kalikan duke kërcyer me setin e floririt. Kalika habitet. Ajo i fsheh florinjtë. Mamaja e Jashit e pyet çfarë po fsheh. Kalika e pyet pse ajo duket e shqetësuar. Mamaja e Jashit i thotë se humbi setin e floririt dhe se do kërkojë edhe tek dhoma e saj. Kalika e fsheh setin e floririt tek disa rroba dhe i merr me vete. Guman është duke ecur në rrugë dhe disa rrugaçë e ngacmojnë atë. Deni sheh Gumanin dhe rrugaçët. Jash dhe Deni zihen me rrugaçët. Rrugaçët i drejtojnë Denit thikën. Guman dhe Kusum shqetësohen. Kabiri vjen dhe shpëton Denin. Kabiri i thotë Gumanit se duhet të jetojë diku tjetër . Guman thotë se do jetojë në shtëpinë e Denit. Kusum i thotë Denit të fshehë rrobat e saj që Guman mos t’i shikojë. Saras dhe Kumud janë në spital. Saras është i mërzitur për Lakshmidanin. Kumud vizaton në dorën e tij një fytyrë të buzëqeshur dhe i thotë se i ka dhënë forcë në çaste të vështira. Saras thotë se të dyve i duhet një buzëqeshje.