Bravandreqësi vjen dhe Kumud i thotë pse erdhe vonë pasi Prashant e telefonoi para një ore. Bravandreqësi i thotë se e telefonuan para 15 minutave dhe jo para një ore. Kumud habitet. Bravandreqësi bën një çelës të ri dhe e hap derën. Anushka bëhet vonë për punë dhe pret autobusin në rrugë. Kabir vjen tek ajo me makinë. Anushka e pyet nëse ka plan ta rrëmbejë. Kabir i thotë ta çojë ai dhe Anushka pranon. Rrugës Kabir ndalon diku dhe kur kthehet i tregon Anushkës një pije alkolike. Ai thotë se e pi cdo ditë dhe i thotë mos të tregojë në shtëpi. Anushka habitet. Kabir i tregon veset e këqija. Anushka zbret nga makina dhe ikën shkruan revistawho.com. Kabir mendon se ajo tani do kthehet me vrap në Mumbai. Saras telefonon Kumudin dhe e pyet pse nuk e ka kapur telefonin. Kumud mendon mos ta shqetësojë dhe i thotë se e kishte telefonin pa zë. Më pas Kumud merr në telefon shtëpinë. Ata qajnë kur dëgjojnë zërin e Kumudit. Kabir vjen në shtëpi me rroba të grisura. Të gjithë habiten kur e shohin. Kabir thotë se u rrëzua. Saras kthehet në shtëpi. Ai sjell me vete një lule shitës pasi Kumud pëlqen lulet. Kumud blen disa lule. Ajo i tregon Sarasit çfarë ndodhi me derën. Saras thotë shyqyr që kemi një pronar si Prashanti. Natën Saras nuk flet dot pasi roja fishkëllen. Ai shkon tek roja dhe i thotë të mos bëjë zhurmë. Roja i thotë se njerëzit janë të kënaqur me të pasi prej tij nuk hyn asnjë hajdut. Saras i thotë të shikojë për hajdutin jo të zgjojë njerëzit. Ai largohet.Roja thotë se e nesërmja do jetë shumë qejf. Vidiaçatur shkon në kompani me Denin. Dugba, Gunial dhe Kusum shkojnë në market. Anushka mbetet vetëm në shtëpi. Kabir flet me dikë në telefon dhe i thotë se do marrë pistoletën dhe do e vrasë. Anushka frikësohet. Kabir qesh dhe largohet. Anushka shkon fshihet në kuzhinë. Kabir e shikon atë dhe shkon në kuzhinë merr një thikë. Anushka mendon se ai është një vrasës profesionist. Ajo mbyll derën dhe Kabir mbetet brenda./revistawho.com