Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nuk takoi të atin, reagojnë nëna dhe motra e Malit! 28/12/2025
Forcë, besim dhe 30 vite histori, Majlinda Manoku, gruaja pas një suksesi që zgjat! 27/12/2025
Ups! Të gjithë e paskemi ditur gabim emrin e Ylli Limanit 27/12/2025
“Ishte e tmerrshme!”, Propozimi i Turit për Orindën paska qenë më i sikletshmi (por edhe më i bukuri) në histori! 27/12/2025
Sulm tronditës ndaj gazetarit Elton Tozaj, familja: Rrezikon të humbasë shikimin 27/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Who Serial

“Sarasvatiçandra”, Deni bëhet xheloz për Kusumin sepse ajo takohet me… ja çfarë do ndodhë nesër

05/12/2016
in Who Serial
Reading Time: 3 mins read
A A
“Sarasvatiçandra”, Deni bëhet xheloz për Kusumin sepse ajo takohet me… ja çfarë do ndodhë nesër

Guman ndjek Kusumin teksa ajo shkon tek Saras. Kusum takohet me Denin dhe i thotë se po i mungonte ai. Guman kujton se është Saras dhe habitet që Kusum po i thotë këto fjalë. Saras dhe Kumud vijnë dhe ngacmojnë Denin me Kusumin. Guman zhgënjehet kur sheh që është Deni. Kusum lyen Sarasin me bojë. Saras pyet kush i dha Bang (lëng indian që përbëhet me marijuhanë dhe pihet vetëm në Festën e Ngjyrave) Kusumit. Kumud dhe Deni thonë se nuk ja dhanë ata. Saras i thotë Denit të kujdeset për Kusumin. Kusum i uron Gëzuar Festën e Ngjyrave Sarasit. Saras i thotë se kjo është hera e 26 që e uron. Kusumi vetëm qesh. Kumud dhe Deni e çojnë atë në dhomë. Kusum i thotë Denit të shkojnë në hënë. Deni mahnitet nga bukuria e saj dhe i thotë se ajo duket shumë e lezetshme. Kusum i thotë Denit se e do shumë. Atë e zë gjumi. Kabiri vjen të takojë Denin. Ai ka sjellë ëmbëlsira. Kabir sheh Gumanin. Kumud e shikon këtë. Saras i thotë Kabirit se i ka ikur një punëtor dhe e fton atë të bashkohet në biznes. Kabiri pranon. Deni i thotë Kabirit që ta anullojë marrëveshjen sepse nuk do bëjë asgjë pa Sarasin. Kabiri i thotë se ai ka investuar dhe mbledhja është nesër. Deni i thotë më vjen keq. Kabir i thotë se ai ka marrë kredi. Më pas ai thotë se do e menaxhojë vetë situatën. Deni pyet veten pse Kabir do përballonte një humbje të madhe dhe vendosë të flasë me Sarasin. Ai i thotë Kabirit se do e bëjë projektin por do flasë me Sarasin. Kumud merr Sarasin në telefon dhe thotë se nuk i pëlqen Kabiri dhe se ai fsheh diçka. Saras i thotë se i beson atij. Guman dëgjon bisedën e Kumudit. Kumudi i thotë asaj se po ikën në shtëpi për disa orë. Guman i thotë Denit t’i japë këtë kuti me ushqim Sarasit. Deni gëzohet që Guman kujdeset për Sarasin. Ai i thotë se do informojë Kusumin. Guman i thotë të shkojë se do i thotë vetë. Ajo shkon tek Kusum dhe i thotë asaj të shkojnë në tempull. Ajo i jep një sari Kusumit. Kusumi shkon të ndërrohet dhe Guman i merr telefonon dhe ja fsheh nën jastëk. Ajo telefonon Kalikan dhe e pyet nëse është gati. Kalika i thotë se është gati. Guman dhe Kusum shkojnë në tempull. Kusum i thotë se harroi telefonin. Guman i thotë se harroi diçka në shtëpi dhe kthehet ta marrë. Ajo i thotë Kusumit të shkojë në tempull. Deni merr Kusumin në telefon por nuk i përgjigjet njeri. Ai sheh një vajzë të veshur si Kusumi dhe mendon mos ajo po takohet me Sarasin. Ai merr Gumanin në telefon dhe e pyet nëse Kusumi është në shtëpi por Guman i thotë jo dhe ja mbyll telefonin. Deni thotë se Kusum po e gënjen. Ai fillon të dyshojë për Sarasin dhe Kusumin përsëri. Vajza e veshur si Kusumi është Kalika. Ai sheh që vajza që ai mendon se është Kusumi ngacmohet nga disa rrugaçë. Guman e merr në telefon Denin dhe Deni i thotë ta mbyllë sepse disa rrugaçë po ngacmojnë Kusumin. Ai shkon të shpëtojë Kalikan duke menduar se është Kusum. Ai e shikon që ajo është Kalika. Rrugaçët i thonë se Kalika u ka borxh. Guman vjen dhe i jep atyre para. Ata largohen. Sarasi pyet Kalikan kush ishin ata dhe pse i ka marrë para atyre. Guman u thotë atyre ta pyesin më vonë Kalikan. Saras pyet Gumanin çfarë bën ajo këtu. Guman i thotë se Deni i tha që Kusumin po e ngacmonin disa rrugaçë. Deni pyet Kalikan pse ka veshur sarin e Kusumit. Kalika i thotë se nuk është i Kusumit por i ngjan sarit të saj. Saras e pyet atë pse i ka marrë para atyre. Gumani merr Kalikan dhe largohet. Kusum pret Gumanin jashtë tempullit. Deni shkon e merr atë. Ai ndihet fajtor që dyshoi për të. Guman i bërtet Kalikas. Kumudi sheh Gumanin duke folur me Kalikan. Kalika i kërkon falje Gumanit. Kumud pyet veten pse Kalika është veshur si Kusum. Ajo shkon në shtëpi dhe Saras i tregon çfarë ndodhi. Kumud habitet.






Tags: sarasvaticandratelenovele
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Nilaj trondit të gjithë familjen: Fëmija nuk është i Mustafait!
Who Serial

Nilaj trondit të gjithë familjen: Fëmija nuk është i Mustafait!

23/03/2025
Hakmarrja e Doas ndaj Pembes!
Who Serial

Hakmarrja e Doas ndaj Pembes!

07/03/2025
Fatih çmendet kur mëson se edhe Doa e ka tradhtuar!
Who Serial

Fatih çmendet kur mëson se edhe Doa e ka tradhtuar!

02/02/2025
Një surprizë e keqe e pret familjen Unal, javës tjetër në “Një dashuri”
Who Serial

Një surprizë e keqe e pret familjen Unal, javës tjetër në “Një dashuri”

25/01/2025
Fatih i merr vajzën Doas dhe i vendos një kusht
Who Serial

Fatih i merr vajzën Doas dhe i vendos një kusht

19/01/2025
Fatih tenton t’i marrë vajzën Doas, javës tjetër në “Një dashuri”
Who Serial

Fatih tenton t’i marrë vajzën Doas, javës tjetër në “Një dashuri”

12/01/2025
Next Post
Lidhja me Kristelën, Noga vazhdon të vuajë?

Lidhja me Kristelën, Noga vazhdon të vuajë?








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera