Gjatë kësaj jave do të ndiqni:
Sarasit i bie të fikët pasi Prashant i ka hedhur një kimikat deodorantit të tij. Kumud shqetësohet kur e gjen Sarasin përtokë dhe e çon në spital. Aty Prashant gjen rastin t’i qëndrojë afër Kumudit.
Saras bëhet mirë, por Prashant ka përgatitur një plan. Ai i thotë Sarasit se Kumudi ka sy të bukur, buzë të bukura dhe trup të bukur. Saras bëhet gati t’i gjuajë, por kur vjen Kumudi, Prashant shtiret si i mirë dhe i thotë asaj se Saras sillet çuditshëm ngaqë është i sëmurë.
Kabir largohet nga shtëpia pasi Anushka e refuzoi atë. Anushka dhe familjarët shqetësohen. Anushka thotë se nuk do largohet derisa të gjejnë Kabirin.
Saras zbulon se në shtëpinë ku jeton ai dhe Kumud jetonte para dy vitesh një vajzë me emrin Puja e cila është zhdukur. Saras sheh fotografinë e saj dhe habitet sa shumë ajo i ngjan Kumudit. Ai e kupton që Prashant i ka vënë syrin Kumudit. Saras e hap murin dhe habitet çfarë gjen brenda.
Saras përballet me Prashantit dhe i thotë atij se e pa çfarë ka në mur dhe e di për vajzën e zhdukur, Pujan. Prashant i drejton atij armën. Shoku i tij i gjuan Sarasit nga pas dhe atij i bie të fikët. Prashant dhe shoku i tij rrëmbejnë Sarasin.
Kumud është e shqetësuar për Sarasin pasi ai nuk po kthehet në shtëpi. Prashant shkon pranë saj.
Për më shumë lexoni çdo ditë përmbledhjen ditore në revistawho.com