Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Xhesika Berberi i thotë “PO” dashurisë! 10/01/2026
Eklipsi diellor në Ujor, koha për fillime të reja! 10/01/2026
“Do të ta mbaj emrin lart”, Ronela kujton të atin e ndjerë! 10/01/2026
“Nuk jam lezbike”, Kendall Jenner i jep fund thashethemeve: Do ta thosha hapur nëse do isha! 10/01/2026
Lim Hoti konfirmon hyrjen në BBVK? Postimi i tij thotë gjithçka 09/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Who Serial

“Sarasvatiçandra”, ja çfarë do të ndodhë nesër

27/10/2016
in Who Serial
Reading Time: 3 mins read
A A
“Sarasvatiçandra”, ja çfarë do të ndodhë nesër

Kusumi frikësohet sepse Saras do e dërgojë letrën në polici. Familjarët janë të shqetësuar për Kumudin. Deni shkon tek Kusumi dhe i thotë asaj se ai e njeh shkrimin e Kumudit. Ai e pyet Kusumin nëse e ka shkruar ajo letrën. Kusum habitet dhe i thotë: “Pse duhet ta shkruaja unë letrën?” Deni e pyet atë çfarë ndodhi mbrëmë që Kumudi u detyrua të ikte. Kusumi mohon gjithçka. Deni i thotë asaj se policia do e zbulojë dhe i kërkon t’i thotë të vërtetën përpara se të jetë shumë vonë. Kusumi qan dhe thotë se nuk ka bërë asgjë. Ajo i lutet Denit ta shpëtojë dhe i tregon të vërtetën. Deni habitet që Kusumi ka mashtruar motrën e vetë. Kusum qan dhe thotë: “Nuk e dija çfarë po bëja por tani po vdes nga meraku. Nëse të tjerët e marrin vesh që e shkruajta unë letrën, nuk do mundem t’i shoh në sy. Do më arrestojnë?” Deni i thotë: “Jo, do ishte ndëshkim i vogël për ty. Ti duhet të largoheshe nga shtëpia, jo Kumud. Ti nuk meriton dashurinë e askujt, as timen.” Kusumi i lutet ta ndihmojë. Deni dhe Kusum shkojnë në polici. Saras ndodhet atje dhe i shikon ata. Deni i kërkon Sarasit të flasin. Saras thotë t’ja lejnë punën policisë. Ai i thotë Kusumit se kjo ndodhi për faj të saj. Kusum i thotë se është e shqetësuar për Kumudin. Saras u thotë se policia do vijë në shtëpi të marrë dëshminë e secilit. Kusum pyet nëse letra që ka Saras është e njëjta. Saras i thotë se letrën origjinale e ka policia. Kusum shqetësohet. Saras i kërkon asaj t’i thotë të vërtetën. Kusumi itregon gjithçka. Saras nervozohet dhe largohet. Kusum e ndjek dhe i thotë se i vjen turp nga ajo që ka bërë. Saras i thotë asaj ta ndihmojë të gjejë Kumudin. Kusum i thotë se do bënte gjithçka për Kumudin.
Saras, Deni dhe Kusum fillojnë të kërkojnë Kumudin. Deni sheh dikë që i ngjason Kumudit dhe thërret Sarasin. Kusum i tregon foton e Kumudit njerëzve dhe i pyet nëse e kanë parë. Saras sheh dikë si Kumudi dhe vrapon pas saj. Kusumi vjen dhe Saras e humbet. Një burrë u thotë atyre se e ka parë vajzën në foto mbrëmë. Saras, Deni dhe Kusum nisen për tek vendi por Kusum është shumë e lodhur dhe nuk mund të ecë. Saras i thotë asaj: “Ti nuk shqetësohesh për Kumudin por ke frikë se mos të arreston policia. Kjo nuk është dashuri. Kumud më la mua për ty, kjo është dashuri. Mendo çfarë jam unë për ty, jam kunati jot. Jeta ime fillon me Kumudin dhe mbaron me të. Nëse diçka i ndodh Kumudit, unë do jem askushi.” Kusum qan. Saras, Deni dhe Kusum kthehen në shtëpi. Vidiaçatur pyet për Kumudin. Saras i thotë se foli me Kumudin. Vidiaçatur e pyet ku është Kumud dhe Saras i thotë se Kumudi e telefonoi nga kabina telefonike dhe i tha se do kthehet për dy, tre ditë. Deni i thotë se do e gjejnë atë përpara dy ditëve. Saras i thotë se Kumud i tha mos ta kërkonin dhe premtoi se do kthehej shpejt. Të gjithë qetësohen që Kumudi është mirë.
Kusum shkon tek Saras dhe i thotë se ai u tall me të kur i tha të kërkonte Kumudin. Saras i thotë se ai i gënjeu që gjyshi të mos shqetësohej. Kusum e pyet pse ai nuk u ankua në polici. Saras i thotë se e dinte që e kishte shkruar ajo letrën. Kusum i thotë se është penduar dhe se ajo nuk e dinte që ai kujdeset për të. Saras i thotë se ai nuk kujdeset për të por për Kumudin. Nëse do të çoja në burg, Kumud do ndihej keq. Nëse nuk e gjej Kumudin brenda tre ditëve, kjo letër do i dorëzohet policisë.





Tags: sarasvaticandraserial
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Nilaj trondit të gjithë familjen: Fëmija nuk është i Mustafait!
Who Serial

Nilaj trondit të gjithë familjen: Fëmija nuk është i Mustafait!

23/03/2025
Hakmarrja e Doas ndaj Pembes!
Who Serial

Hakmarrja e Doas ndaj Pembes!

07/03/2025
Fatih çmendet kur mëson se edhe Doa e ka tradhtuar!
Who Serial

Fatih çmendet kur mëson se edhe Doa e ka tradhtuar!

02/02/2025
Një surprizë e keqe e pret familjen Unal, javës tjetër në “Një dashuri”
Who Serial

Një surprizë e keqe e pret familjen Unal, javës tjetër në “Një dashuri”

25/01/2025
Fatih i merr vajzën Doas dhe i vendos një kusht
Who Serial

Fatih i merr vajzën Doas dhe i vendos një kusht

19/01/2025
Fatih tenton t’i marrë vajzën Doas, javës tjetër në “Një dashuri”
Who Serial

Fatih tenton t’i marrë vajzën Doas, javës tjetër në “Një dashuri”

12/01/2025
Next Post
Pas ndarjes ish i dashuri i kërkon t’ia kthejë mbrapsht paratë, ja se si ia kthen 17 vjeçarja

Pas ndarjes ish i dashuri i kërkon t’ia kthejë mbrapsht paratë, ja se si ia kthen 17 vjeçarja








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera