Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Kendall Jenner mohon operacionet plastike por fansat i nxjerrin provat! 14/01/2026
“Pandoro Gate”: gjykata vendos për fatin e Chiara Ferragni 14/01/2026
Afrimiteti Dolce-Limi, vjen reagimi i Edit 14/01/2026
Është në pritje të ëmbël? Argjira thyen heshtjen 14/01/2026
La përfundimisht garën, Ilir Vrenozi zbulon arsyen 14/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Who Serial

“Sarasvatiçandra”, Kabir kap mat Anushkën… ja çfarë do ndodhë nesër

02/03/2017
in Who Serial
Reading Time: 2 mins read
A A
“Sarasvatiçandra”, Kabir kap mat Anushkën… ja çfarë do ndodhë nesër

Kumud njofton të gjithë se në darkë do mbahet Garba (kërcim tradicional indian). Ajo dhe Saras praktikohen. Në darkë Dugba prezanton Anushkën tek të ftuarit dhe i thotë se ajo erdhi nga Mumbai për një projekt por ne e mbajtëm përgjithmonë. Anushka merr një telefonatë dhe largohet. Viddiaçatur i fton të gjithë të kërcejnë. Kabir pyet ku është Anushka. Të gjithë kërkojnë Anushkën. Anushka takohet me një djalë dhe i thotë atij se kjo gjë nuk mund të ndodhë. Kabir e kap mat duke folur. Ai e pyet Anushkën çfarë nuk mund të ndodhë. Anushka shqetësohet. Kabir e pyet kush është ky djalë. Personi prezantohet si Rohit kushëriri i Anushkës. Kabir merr Anushkën dhe Rohitin dhe prezanton Rohitin tek familja. Rohit shtiret si i lumtur dhe thotë se nuk mund ta humbiste dasmën e Anushkës. Vidiaçatur i thotë atij se bëri mirë që erdhi pasi askush nuk ka ardhur nga ana e Anushkës. Të gjithë ngrihen të kërcejnë kërcimin tradicional. Saras dhe Kumud bëjnë një kërcim special romantik. Të gjithë i shohin ata të lumtur. Kumud shkon në dhomë. Saras i ka përgatitur asaj një surprizë me qirinj. Ata presin tortën e përvjetorit të parë të martesës dhe frynë qirinjtë duke shprehur një dëshirë. Saras i dhuron asaj një varëse me perla brenda të cilës janë fotot e tyre. Kumud gëzohet shumë dhe qan. Saras i kërkon mos të qajë në këtë moment të lumtur. Kumud i dhuron Sarasit një kostum dhe një orë. Anushka është në dhomë duke menduar për besimin që ka krijuar Kabir tek ajo. Kabir shkon në dhomën e saj dhe e pyet nëse ajo është e sigurtë që do të martohet me të. Anushka e pyet pse mendon kështu. Kabir i thotë se nuk e mendonte se fati do tregohej aq i mirë me të sa t’i sillte Anushkën. Ajo e përqafon Kabirin dhe i thotë se është e sigurtë që do të martohet me të. Kabir largohet dhe dikush i bie derës përsëri. Anushka mendon se është përsëri Kabiri. Ajo habitet kur sheh Rohitin. Ai i thotë asaj të kontrollojë emocionet dhe largohet. Anushka qan. Saras zgjohet në mëngjes i tmerruar nga ëndrra e keqe që ka parë. Dugba e pyet atë çfarë ndodhi dhe Saras i thotë se pa përsëri të njëjtën ëndërr sikur Kumudi është duke shkuar diku larg. Dugba e qetëson atë. Anushka bëhet nuse./revistawho.com






Tags: sarasvaticandratelenovele
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Nilaj trondit të gjithë familjen: Fëmija nuk është i Mustafait!
Who Serial

Nilaj trondit të gjithë familjen: Fëmija nuk është i Mustafait!

23/03/2025
Hakmarrja e Doas ndaj Pembes!
Who Serial

Hakmarrja e Doas ndaj Pembes!

07/03/2025
Fatih çmendet kur mëson se edhe Doa e ka tradhtuar!
Who Serial

Fatih çmendet kur mëson se edhe Doa e ka tradhtuar!

02/02/2025
Një surprizë e keqe e pret familjen Unal, javës tjetër në “Një dashuri”
Who Serial

Një surprizë e keqe e pret familjen Unal, javës tjetër në “Një dashuri”

25/01/2025
Fatih i merr vajzën Doas dhe i vendos një kusht
Who Serial

Fatih i merr vajzën Doas dhe i vendos një kusht

19/01/2025
Fatih tenton t’i marrë vajzën Doas, javës tjetër në “Një dashuri”
Who Serial

Fatih tenton t’i marrë vajzën Doas, javës tjetër në “Një dashuri”

12/01/2025
Next Post
E pabesueshme, këta yje Hollywood-i nuk dinë të përdorin kompjuterin

E pabesueshme, këta yje Hollywood-i nuk dinë të përdorin kompjuterin








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera