Saras i thotë Gumanit se nëse i ndodh diçka Kabirit ai do e vrasë atë. Ajo i thotë se Kabiri do japë frymën e fundit pas pesë ditësh në ditëlindjen e tij. Guman i thotë Sarasit ta shpëtojë po të dojë por pa lajmëruar policinë, ndryshe ai nuk do e shohë më kurrë vëllain. Ajo largohet. Saras dhe Kumud shqetësohen. Ata kthehen në shtëpi. Saras i thotë Vidiaçaturit se Dugba kishte të drejtë, vëllai i tij është gjallë. Ai i tregon se vëllai i tij është Kabiri. Të gjithë habiten. Saras thotë se do shkojë në Angli. Edhe Kumud thotë se do shkojë. Vidiaçatur prenë biletat. Kalika mundohet të dëgjojë çfarë po flasin nga dhoma tjetër. Deni vjen dhe Saras nuk i thotë gjë. Kalika e kupton që po flasin për Gumanin dhe e merr atë në telefon. Ajo i thotë Gumanit se në shtëpi po flasin për të. Guman ja mbyll telefonin dhe mendon çfarë do bëjë Saras për ta shpëtuar të vëllain. Kalika dëgjon që Vidiaçaturi do presë bileta dhe merr në telefon Gumanin. Ajo i thotë se Saras dhe Kumud do shkojnë jashtë shtetit. Guman qesh. Kabir arrin në Angli. Saras mendon që Kabir duhet të ketë arritur dhe e telefonon atë. Saras i thotë Kabirit se jeta e tij është në rrezik. Kabir habitet. Disa burra i injektojnë atij një gjilpërë dhe e rrëmbejnë. Saras i dëgjon ata. Deni vjen dhe i pyet ku po shkojnë. Dugba i thotë se Saras po shkon për një punë dhe Kumud po shkon me të që të qetësohet pak. Saras i thotë atij të kujdeset për gjërat këtu. Saras dhe Kumud nisen për në Londër. Kabir zgjohet. Ai është i lidhur dhe e ka gojën me ngjitëse. Rrëmbyesit i drejtojnë laptopin dhe Guman i flet në video live. Kabir habitet. Ajo i thotë: “Si je Kabir Lakshmidan Vjas? Drama mbaroi. Unë di gjithçka. Unë u mundova të të vrisja kur ti linde dhe ti u mundove të më vrisje në ditëlindjen tënde. Ti do vdesësh në ditëlindjen tënde. Herën e fundit të shpëtoi motra ime, edhe këtë herë dikush u mundua të të shpëtojë. Saras dhe Kumud kanë ardhur të të marrin por nuk do kthehen të gjallë. Ata do vdesin bashkë me ty. Do t’ju çoj të tre tek mami jot. Pafshim.” Rrëmbyesit marrin laptopin dhe largohen. Dikush ndjek Saras dhe Kumudin. Saras ndalon në një dyqan dhe i tregon foton e Kabirit. Shitësi i thotë se ai ishte këtu dhe u largua. Kumud i thotë Sarasit se dikush po i ndjek. Saras i thotë mos të reagojë. Personi i del para. Saras e pyet pse po i ndjek. Ai i jep një kartë dhe largohet.