Anushka largohet duke menduar për Kabirin. Ndërkohë Kabir fillon ta ndjejë mungesën e saj. Saras, Kumud, Deni dhe Kabir kthehen në Ratnagiri. Kumud përqafon të gjithë duke qarë. Vidiaçaturi përqafon Sarasin dhe i thotë se ishte në merak për të. Saras shkon tek Dugba e cila është duke qarë dhe i thotë të mos qajë pasi ai ka ardhur. Deni dhe Kabir takohen me familjarët gjithashtu. Kabiri pyet pse shtëpia është me zbukurime. Vidiaçaturi qesh dhe i thotë se sot ai do të martohet sepse i kanë gjetur një vajzë. Kabir i thotë se nuk do që të martohet. Familjarët i kërkojnë atij të takojë njëherë vajzën. Kusum i thotë se ajo ndodhet në dhomën e tij dhe ai nuk ka për ta refuzuar. Të gjithë insistojnë që ai të shkojë ta shohë. Kabir shkon në dhomën e tij dhe i thotë vajzës e cila është me kurriz se nuk mund ta dashurojë atë. Vajza i thotë se do e refuzojë por më parë të mendohet. Kabir i thotë se ai donte një vajzë dhe askush nuk e zë vendin e saj. Vajza kthehet dhe Kabir habitet kur sheh Anushkën. Ajo e pyet nëse dëshiron të martohet me të. Kabir është i emocionuar. Ai thotë se vendimi mund të ndryshojë por jo dashuria. Ata përqafohen. Saras vjen dhe i thotë Kabirit se ai duhet t’i propozojë Anushkës ulur në gjunjë. Të gjithë inkurajojnë Kabirin. Ai ulet në gjunjë dhe i propozon Anushkës. Saras merr Anushkën dhe i thotë mos të thotë po menjëherë. Saras e kthen këtë në një lojë. Më pas Kabir takohet me Anushkën dhe e pyet nëse e bëri këtë e shtyrë nga diçka. Anushka i thotë se kur ajo i tha lamtumirë në Mumbai u ndje shumë e vetmuar dhe kuptoi se ai bën pjesë të rëndësishme në jetën e saj. Deni dhe Kusum i shohin ata bashkë. Vidiaçaturi thotë të fllojnë të bëjnë gati gjërat për fejesën. Saras shkon për në punë dhe rrugës sheh Anushkën. Ai është duke folur me Kumudin në telefon dhe i thotë se pa Anushkën. Kumud i thotë se ajo po shkon në tempull. Saras thotë se tempulli nuk është nga kjo rrugë. Ai dëgjon Anushkën teksa i thotë dikujt se Kabir dhe familja e tij ranë në kurth me planin e tyre./revistawho.com