Saras dhe Kumud janë në shtëpinë e Prashantit. Kumud dëgjon një zhurmë dhe shkon të shohë. Ajo sheh Prashantin të tensionuar. Prashant e ka bërë vetë zhurmën që Kumud të vinte. Kumud e pyet atë pse është i shqetësuar. Saras ndjen që Kumudi nuk është aty dhe çohet. Prashant i tregon Kumudit për jetën e tij sesi ai humbi gjithçka një ditë. Ai është gati t’i kapë dorën Kumudit kur Saras vjen shkruan revistawho.com. Prashant sillet si i mirë dhe i thotë atyre të shkojnë të flenë. Anushka bën një plan. Ajo i thotë Kusumit të ftojnë Kiranin për darkë dhe të shohin kush është ajo. Kusum i thotë Denit të ftojnë miqtë e tij për drekë. Deni pranon. Saras merr elektriçistin që të rregullojë dritat. Ai i thotë Kumudit të shkojë të paguajë faturën. Kumud del dhe sheh se po fillon shiu. Ajo kthehet të marrë çadrën por Prashant vjen me makinë dhe i thotë ta çojë ai. Kumud i thotë jo por Prashant i thotë se nuk është i huaj për të. Kumud pranon dhe hipën në makinë. Prashant sheh trupin e Kumudit. Ai afrohet sikur po kontrollon derën nga ana e Kumudit. Prashant e lë atë tek vendi ku do shkonte. Kumud e falenderon dhe largohet. Saras mendon për Kumudin dhe këto ditë që ai e ka lënë vetëm. Ai merr Nikin në telefon dhe i thotë të anulojë çdo mbledhje. Saras i dërgon mesazh Kumudit që do vijë herët në shtëpi. Prashant pret për Kumudin. Kumud habitet kur e sheh atë përsëri. Prashant i thotë se do ndihmën e saj për të zgjedhur një dhuratë për një miken e tij. Kumud i thotë se ka punë në shtëpi. Prashant i thotë se ai nuk e di se çfarë pëlqejnë femrat prandaj ata do shkojnë të shohin vetëm një dyqan. Kumud i thotë në rregull. Ata shkojnë në një dyqan veshjesh. Kumud e pyet Prashantin si është ajo vajza e dobët apo e shëndoshë. Prashant i thotë se është fiks si Kumud, perfekte si ajo. Ai i thotë asaj të shkojë të provojë fustanin. Kumud largohet, Prashant i merr telefonin dhe sheh mesazhin nga Saras. Ai ja ul zërin telefonin që ajo mos ta dëgjojë kur Saras të telefonojë. Miqtë e Denit vijnë për drekë. Anushka dhe Kusum shikojnë me radhë kush është Kiran. Anushka i thotë Kusumit se do mbajnë një pjatë të veçantë për Kiranin. Prashant blen dhuratën për miken e tij dhe i blen një fustan të kuq Kumudit. Kumud i thotë se nuk e pranon. Prashant e bind atë. Ai i thotë të blejnë ndonjë gjë edhe për Sarasin. Saras shkon në shtëpi dhe i bie ziles por Kumudi nuk është. Ai e telefonon por ajo nuk e kap. Kumud është me Prashantin duke parë veshje për Sarasin. Saras bëhet merak pasi kanë kaluar 6 orë. Ai vazhdon ta telefonojë. Kumud kthehet në shtëpi. Saras i thotë se e ka telefonuar shumë herë. Kumud i thotë se ishte në pazar dhe nuk e ka dëgjuar telefonin. Prashant vjen dhe i jep çantën e pazarit Kumudit. Prashant i thotë Sarasit se e mori ai Kumudin për pazar sepse ajo qëndron gjithë ditën në shtëpi vetëm dhe mendoi se kështu mund ta bënte të lumtur. Ai largohet. Anushka dhe Kusum servojnë ushqimin për miqtë e Denit. Ato vendosin një pjatë ndryshe për Kiranin me shumë piper djegës. Vajza e ha ushqimin dhe kollitet. Ajo nuk është Kiran por Raima. Deni e pyet nëse është mirë. Anushka e kupton që ajo është dikush tjetër. Kumud i thotë Prashantit pse i tha Sarasit se ajo mërzitet në shtëpi. Prashant i thotë se është e dukshme. Kumud i thotë se ajo dhe Saras janë burrë dhe grua dhe nuk kanë nevojë për një person të tretë të ndërhyjë në marrëdhënien e tyre. Prashant i kërkon falje. Kumud shkon tek Saras. Ai e pyet pse i tha Prashantit që mërzitet në shtëpi, ai i tha që të shkonte në Ratnagiri. Kumud i thotë se do gatuajë tani. Saras i thotë se nuk ka nevojë sepse do porosisë. Ai largohet. Kumud qan./revistawho.com