Kumud shkon të takojë përsëri mamanë e Sarasit dhe i çon asaj ushqim. Sarasvati kujton fjalët e Gumanit dhe ka frikë. Kumud flet me doktoreshën për ta çuar Sarasvatin në një spital privat. Guman sheh Sarasvatin duke ngrënë ushqimin që ka sjellë Kumudi dhe ja bën me shenjë infermieres. Infermierja i thotë Sarasvatit mos ta hajë ushqimin ndryshe do sëmuret. Guman i thotë asaj se ushqimi është i helmuar. Sarasvati frikësohet. Kumud kthehet tek dhoma e Sarasvatit dhe nuk e gjen atë. Infermierja i thotë mos t’i afrohet Sarasvatit pasi ushqimi që ajo kishte sjellë ishte i helmuar shkruan revistawho.com. Kur Kumud largohet Guman dhe infermierja Arti shkojnë tek Sarasvati dhe i thonë se Kumud kërkon t’i bëjë keq. Guman i thotë Artit ta kontrollojë plotësisht Sarasvatin. Në mëngjes Kumud i thotë Sarasit se do agjërojë për festivalin “Vat Savitri” që jeta e tij të jetë e gjatë. Saras i thotë se ajo nuk ka pse ta provojë dashurinë e saj duke agjëruar. Kumud i thotë se i pëlqen të agjërojë. Gratë e shtëpisë agjërojnë përveç Anushkës. Gunial thotë se nëse ajo do ishte martuar me Kabirin tani do agjëronte për të. Edhe burrat e shtëpisë agjërojnë. Kumud shqetësohet për Sarasin pasi ai është sëmurë dhe duhet të marrë ushqim. Anushka dhe vëllai i saj Avinash kthehen në shtëpi. Mamaja e Jashit i thotë atyrë të hanë por Anushka i thotë se kanë ngrënë jashtë. Avinashi i thotë Anushkës mos të gënjejë pasi ajo nuk hëngri. Kabir e dëgjon këtë. Ai i thotë Anushkës mos të agjërojë për të. Anushka i thotë se është vendimi i saj. Kabir i thotë asaj mos ta vazhdojë me këtë dramë. Anushka i thotë se e di që ata nuk janë të martuar dhe e respekton vendimin e ij por vendimi për të agjëruar është i saj. Kabir e pyet pse. Anushka i thotë se besimi i saj nuk është i dobët si i tij. Kabir largohet. Anushka qan shkruan revistawho.com. Kusum shkon tek Deni me ushqim por ai nuk pranon të ha pasi po agjëron. Edhe Kumud shkon tek Saras me ushqim por as ai nuk pranon të ha pasi po agjëron gjithashtu./revistawho.com