Saras fillon lan rrobat. Kumud vjen dhe qesh me të. Ajo i thotë se po harxhon gjithë detergjentin e muajit. Saras i thotë se po mëson të jetë i pavarur. Ai fillon të lajë rrobat e bardha me ato me ngjyra. Kumud i thotë se ato nuk lahen bashkë. Saras ngrihet me nerva dhe rrëshket. Kumud vrapon për tek aid he rrëshket gjithashtu. Saras e përqafon atë dhe i thotë të shkojë me të në Mumbai. Atje mund t’i lajnë rrobat bashkë. Kumud nuk është dakort. Gunial dhe mamaja e Jashit i shikojnë ata. Ato thonë se Kumud duhet të shkojë me Sarasin. Lakshmidani thotë se duhet të bindin Kumudin. Kusum i thotë Gunialit t’ja shpjegojë Kumudit. Kumud i aplikon krem Sarasit. Ajo e pyet nëse është më mirë. Saras i thotë tani që ajo e preku është më mirë. Kumud i thotë se ai gjithmonë aktron dhe largohet. Të gjithë ulen për të ngrënë darkën. Kumud pyet pse nuk i tha njeri të vinte të shërbente. Kusumi shërben dhe askujt nuk i flet Kumudit. Lojë që po e bëjnë familjarët. Kumud i kërkon Kusumit t’i kalojë pjatën por Kusum nuk e bën. Të gjithë nuk e përfillin Kumudin. Kusum lavdëron Gunialin dhe Deni mërzitet kur kujton mamanë e vetë. Kusum e kupton këtë. Deni shkon në dhomë dhe sheh fjalën “Më fal” me lule dhe qirinj. Kusum vjen dhe ai i thotë se ai nuk u ndje keq, përkundrazi u ndje shumë mirë që ajo lavdëroi mamanë e vetë. Deni i thotë Kusumit se famija e saj i ka falur shumë dashuri. Ajo qesh dhe ata përqafohen. Lakshmidani dhe të gjithë bëjnë një plan. Kumudi i dëgjon dhe i thotë se e di që po e bëjnë këtë që ajo të shkojë me Sarasin. Gunial i thotë të mendojë për Sarasin. Kumud i thotë se nuk do shkojë. Të gjithë i kërkojnë asaj të pranojë. Saras vjen dhe u thotë mos ta lusin Kumudin pasi nuk do bëjë kundër dëshirës së saj. Ai thotë se e ka prerë biletën dhe do shkojë vetëm. Kumud habitet. Saras thotë se do niset pas tre ditësh. Lakshmidani i thotë ta mendojë mirë. Kumud i thotë ta lërë pasi ai nuk pyeti përpara se t’i priste biletat. Ajo largohet me nerva. Edhe Saras largohet. Lakshmidani i thotë Denit se duhet t’i gjejnë nuse Kabirit. Të gjithë shkojnë tek Kabiri. Gunial i tregon atij foton e një vajze por Kabir nuk ja hedh sytë. Mamaja e Jashit i thotë se vajza është shumë e bukur. Gunial i thotë se është vajzë e sjellshme. Vidiaçatur i thotë se kanë dëgjuar që ajo flet pak si Kabiri. Mamaja e Jashit thotë se vajza ka mbaruar shkollën në Deli. Gunial i thotë ta shikojë njëherë. Kabir u thotë se nuk do që të martohet dhe se nuk e mendon që ta kalojë jetën me dikë. Vidiaçatur e pyet nëse ai ka ndonjë breng në zemër. Ai i thotë se martesa është e rëndësishme. Kabir i thotë se për të nuk është dhe nuk do që të martohet. Ai merr një telefonatë dhe largohet. Lakshmidani thotë se Kabiri nuk ka jetuar i rrethuar me familje dhe është e vështirë për të që të fusë dikë në jetën e tij. Vidiaçatur thotë se ka për t’i treguar atij të mirat e martesës. Ai thotë se Deni dhe Kusum kanë për ta bërë këtë. Të gjithë ulen për të ngrënë darkë. Kumud vjen dhe Saras largohet. Gunial thotë se ka bërë një gjellë por Deni nuk e pëlqen atë. Kusum i sjell Denit gjellën që ai pëlqen dhe i thotë se e ka bërë për të. Deni thotë se gruaja e di se çfarë ushqimesh pëlqen burri përndryshe unë do isha i uritur. Vidiaçaturi thotë “Të mirat e të pasurit një grua”. Ai i thotë Kabirit se nëse do ishte martuar do hante gjellën e tij të preferuar. Saras shkon në dhomë dhe e sheh derën e mbyllur. Ai i thotë Kumudit të hapë derën. Kumud i thotë se ai preu bileta për të shkuar vetëm kështu që ajo s’do ja hapë derën. Saras i lutet ta hapë derën se është i përgjumur. Kumud fik dritën dhe fle. Saras fle në divan. Në mëngjes Lakshmidani, Vidiaçatur dhe Deni shohin Sarasin duke fjetur në divan. Lakshmidani e zgjon atë dhe e pyet pse ka fjetur në divan. Saras i thotë se kishte shumë mushkonja në dhomë. Deni i thotë mos të justifikohet pasi kuptohet që Kumudi nuk e la të hynte në dhomë. Saras largohet. Vidiaçatur thotë se Kumud nuk ka bërë mirë dhe se do flasë me të. Lakshmidani thotë se ata nuk duhet të ndërhyjnë mes tyre. Saras shkon në dhomë dhe fle në krevat. Kumud vjen dhe bën zhurmë. Ajo i thotë të shkojë në Mumbai të flejë vetëm. Saras i thotë se do e marrë edhe atë në Mumbai. Kabir është duke hekurosur rrobat e tij. Ai largohet dhe Lakshmidani i bën me rrudha bluzën e hekurosur. Kabir vjen dhe sheh bluzen. Ai habitet por e vesh bluzen. Saras bën gati valixhet. Kabir shkon tek ata. Vidiaçatur i thotë si do dalësh me bluzë me rrudha. Gunial dhe Kusum thonë se nëse ai do kishte një grua çdo gjë do ishte e rregullt. Deni thotë se Kusum është një grua perfekte. Kusum thotë se prishi kabllin e internetit. Deni i bërtet asaj dhe ata zihen. Kabir qesh. Kusum largohet dhe Deni iken pas saj. Saras merr edhe disa dokumente. Kumudi vjen dhe i fut edhe disa rroba. Ajo thotë se tani ai nuk ka më asgjë këtu dhe largohet. Saras qesh dhe thotë se një plak ka thënë se kur një grua mërzitet me burrin e saj, ajo e dashuron atë.