Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Heidi Baci: Pas 10 vitesh e shoh veten në politikë! 23/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time! 23/01/2026
“Asaj i qesh fytyra”, motra e Mateos zbulon detaje: Më tregoi për Brikenën vetëm kur hyri në BBV! 23/01/2026
“I kam si motra”, Paris Hilton: Rita dhe Bebe, të bukura brenda dhe jashtë! 23/01/2026
“Një virus ndryshoi gjithçka”, rrëfimi prekës i Kledi Kadiut për të birin: Pse atij dhe jo mua? 23/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Who Serial

“Sarasvatiçandra”, Kumud shtatzënë? Ja e vërteta!… mësoni çfarë do ndodhë nesër

16/01/2017
in Who Serial
Reading Time: 2 mins read
A A
“Sarasvatiçandra”, Kumud shtatzënë? Ja e vërteta!… mësoni çfarë do ndodhë nesër

Kabir dhe Deni i blejnë Sarasit një bluze ku shkruhet “Së shpejti baba” dhe Kumudit një copë ku shkruhet “Së shpejti mama”. Të gjithë gëzohen. Deni thotë se është koha për ceremoninë e “Naamkarann” (ceremoni ku i vendoset emri bebes që do vijë në jetë). Kumud vjen dhe pyet çfarë ceremonie. Të gjithë i thonë asaj të relaksohet. Saras vjen me raportin e mjekut dhe thotë se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Ai thotë duhet t’ju them të gjithëve diçka. Të gjithë hapin sy e veshë. Saras thotë se jetët tona do ndryshojnë me këtë lajm. Mamaja e Jashit i thotë se ata dinë gjithçka. Deni i thotë përpara se të thuash diçka vish këtë dhe i jep bluzën që i ka bërë dhuratë. Saras dhe Kumud habiten kur shohin shkrimin në bluzë. Kumud pyet çfarë është kjo dhe Deni i thotë se e dinë lajmin e mirë. Kumud i thotë se ishte helmuar nga ushqimi dhe prandaj doktori i tha të bënte një test. Të gjithë mërziten. Vidiaçatur e pyet Sarasin cili ishte lajmi i mire atëherë. Saras i thotë se mori një ofertë të mirë në biznes dhe do zhvendosemi në Mumbai për gjashtë muaj. Ai thotë se kjo marrëveshje është e mirë për kompaninë. Kumud i thotë se nuk largohet nga Ratnagiri. Saras mundohet ta bindë atë. Lakshmidani i thotë se ai mund ta rrisë biznesin që këtu. Saras i thotë se atje është mundësi më e mirë. Kumud i thotë se nuk largohet. Të gjithë mërziten. Kabir u thotë se duhet t’i japin atyre një mundësi. Saras i kërkon Vidiaçaturit të flasë me Kumudin. Kabir i thotë Sarasit të këndojë një këngë që të bindë Kumudin. Saras shkon tek Kumud dhe i këndon asaj. Kumud i gjuan atij me jastëk dhe largohet. Saras i shkon pas dhe i kërkon falje që nuk e diskutoi me të më parë këtë muhabet. Kumud i thotë se e ka falur por nuk do të shkojë me të në Mumbai. Kusum e sheh Kabirin të menduar dhe e ngacmon atë. Deni i thotë se ai po mendon për ndonjë vajzë. Kabir i thotë se nuk ka asnjë. Lakshmidani i thotë se do i gjejë atij nuse. Gunail dhe mamaja e Jashit i tregojnë disa foto vajzash Kabirit. Saras dhe Kumud vijnë. Saras thotë se Kabiri nuk duhet të martohet tani sepse kur martohen gratë ja mbledhin. Vidiaçaturi i thotë mos të dëgjojë Sarasin. Kabir largohet me turp. Saras shkon në kuzhinë dhe bën sikur gatuan. Kumudi vjen dhe e pyet çfarë po bën. Saras i thotë se po gatuan sepse në Mumbai do gatuajë vetë. Kumud sheh Sarasin që nuk bën dot asgjë vet. Ajo i thotë të marrë shërbyese atje. Në darkë Saras i thotë Kumudit se duhet të mësohet të flejë vetëm. Ai i thotë se ajo do qajë kur ai të shkojë.






Tags: sarasvaticandratelenovele
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Nilaj trondit të gjithë familjen: Fëmija nuk është i Mustafait!
Who Serial

Nilaj trondit të gjithë familjen: Fëmija nuk është i Mustafait!

23/03/2025
Hakmarrja e Doas ndaj Pembes!
Who Serial

Hakmarrja e Doas ndaj Pembes!

07/03/2025
Fatih çmendet kur mëson se edhe Doa e ka tradhtuar!
Who Serial

Fatih çmendet kur mëson se edhe Doa e ka tradhtuar!

02/02/2025
Një surprizë e keqe e pret familjen Unal, javës tjetër në “Një dashuri”
Who Serial

Një surprizë e keqe e pret familjen Unal, javës tjetër në “Një dashuri”

25/01/2025
Fatih i merr vajzën Doas dhe i vendos një kusht
Who Serial

Fatih i merr vajzën Doas dhe i vendos një kusht

19/01/2025
Fatih tenton t’i marrë vajzën Doas, javës tjetër në “Një dashuri”
Who Serial

Fatih tenton t’i marrë vajzën Doas, javës tjetër në “Një dashuri”

12/01/2025
Next Post
FOTO/ Acari i madh, CNN publikon foton nga Librazhdi

FOTO/ Acari i madh, CNN publikon foton nga Librazhdi








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera