Saras jep lajmin e bukur se ka vendosur ta hapë shkollën me emrin e Sarasvatit javën që vjen. Të gjithë gëzohen. Saras i thotë Kumudit se është i shqetësuar për Kabirin pasi e pa atë të qante dje. Kumud i thotë se ata duhet të bashkojnë Kabirin me Anushkën. Në mëngjes Vidiaçatur i ndalon Sarasin dhe Kumudin të dalin sepse Rohiti nuk është kapur akoma. Saras i thotë atij mos të shqetësohet shkruan revistawho.com. Deni thotë se do shoqërojë Sarasin për në punë ndërsa Kabiri do çojë Kumudin në shkollë. Kumud merr një letër ku shkruhet se dikush ka gjënë më të çmuar të Sarasit dhe ajo duhet të shkojë ta marrë. Kumud habitet. Saras nuk ndihet mirë. Atij i bie të fikët. Të gjithë shqetësohen. Ata vrapojnë drejt Sarasit shkruan revistawho.com. Kabir telefonon doktorin. Doktori thotë se Saras duhet të pushojë sepse ai është bërë operacion pak ditë më parë dhe ka shumë stres. Kumud merr një letër tjetër dhe foton e një kukulle. Në letër shkruhet adresa ku ajo duhet të shkojë. Kumud vendos të shkojë. Ajo shkon në një qëndër ku mbahen të sëmurët mendorë dhe dëgjon një grua që këndon një ninullë. Ajo sheh që gruaja mban në prehër të njëjtën kukull që pa tek foto e dërguar me letrën. Kumud habitet kur sheh mamanë e Sarasit Sarasvatin shkruan revistawho.com. Ajo qan nga lumturia. Doktoresha e pyet nga e njeh ajo atë. Kumud i thotë se kjo është vjehrra e saj. Doktoresha i thotë se ajo ka probleme mendore dhe mban këtë kukull që e thërret Çandra. Saras telefonon Kumudin por ajo nuk i tregon ku ndodhet. Kumud i kërkon doktoreshës ta marrë Sarasvatin në shtëpi. Doktoresha nuk e lejon dhe i thotë se ajo ka qëndruar këtu prej vitesh dhe nuk do jetë mirë nëse e nxjerr jashtë. Kumud vendos të vijë çdo ditë për ta takuar. Mbasi Kumudi ikën Guman shkon tek Sarasvati dhe i flet keq për Kumudin. Kumud kthehet në shtëpi dhe qan që mësoi se mamaja e Sarasit është gjallë. Saras e pyet çfarë ka por Kumud nuk i thotë për mamanë. Ajo i thotë se do t’i thotë diçka kur të vijë momenti i duhur. Saras bëhet kurioz./revistawho.com