Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Xhesika Berberi i thotë “PO” dashurisë! 10/01/2026
Eklipsi diellor në Ujor, koha për fillime të reja! 10/01/2026
“Do të ta mbaj emrin lart”, Ronela kujton të atin e ndjerë! 10/01/2026
“Nuk jam lezbike”, Kendall Jenner i jep fund thashethemeve: Do ta thosha hapur nëse do isha! 10/01/2026
Lim Hoti konfirmon hyrjen në BBVK? Postimi i tij thotë gjithçka 09/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Who Serial

“Sarasvatiçandra”, Njëri duhet të vdesë, Kumud apo Kabir? Saras zgjedh… ja çfarë do ndodhë nesër

11/01/2017
in Who Serial
Reading Time: 3 mins read
A A
“Sarasvatiçandra”, Njëri duhet të vdesë, Kumud apo Kabir? Saras zgjedh… ja çfarë do ndodhë nesër

Saras dhe Kumud gjejnë një të dhënë ku mund të jetë Kabiri dhe nisen për atje. Guman djeg foton e Sarasvatit dhe thotë se ndihet shumë mirë që do fitojë përsëri. Deni pret biletat për në Dubai. Kusum e pyet ku po shkon. Deni i thotë se ai po ikën pasi nuk e sheh dot atë teksa e shikon me urrejtje për një gjë që se ka bërë. Kusum i thotë se duhet ta vërtetojë. Deni i thotë se nuk ka se si. Kusum i thotë të shkojë me të dhe të dy shkojnë në shtëpinë Desai. Ajo thërret Kalikan dhe i thotë asaj se do e dënojë Denin. Saras dhe Kumud gjejnë Kabirin. Kabiri i thotë mos të afrohen pasi ka bombë dhe Guman do t’i vrasë. Njerëzit e Gumanit kapin Sarasin. Dugba i thotë Kusumit se Deni është i pafajshëm. Kusum thotë se do e marrë Kalikan në spital dhe të bëjë analizat. Ajo thotë se nëse është e vërtetë do e çojë Denin në burg. Kalika shqetësohet. Ajo thotë se nuk mund të shkojë pasi gënjeu. Të gjithë habiten. Saras sheh Kabirin dhe Kumudin të lidhur në karrige. Ai shkon për tek ata por Kabir i thotë mos të afrohet pasi janë të lidhur me bomba. Kalika thotë se gënjeu dhe se Deni nuk bëri asgjë. Kusum gëzohet. Kalika thotë se e detyruan ta bënte këtë. Kusum e pyet kush. Kalika i thotë personi që donte t’ju ndante ju por ajo nuk mund ta thotë emrin. Deni i bërtet asaj dhe Kalika thotë Guman. Të gjithë habiten. Guman flet në video me Sarasin, Kabirin dhe Kumudin. Ajo thotë: “Gëzuar ditëlindjen Kabir. Mos u mundo t’i shpëtosh ata Saras përndryshe të gjithë do vdisni. Saras ti je i mirë por këtë herë jo.” Saras i thotë: “Ti humbe Guman”. Guman i thotë: “Unë bëra gjithçka gati për të vrarë vëllain dhe gruan tënde, ti humbe Saras.” Kabir i thotë asaj mos t’i fusë ata në këtë mes. Guman i thotë Kabirit se gjithçka ishte mes mamasë së tij dhe saj. Kumud i thotë: “Si mund të vrasësh djemtë e Lakshmidanit”. Guman i thotë se duhet të vriste Kabirin në fillim dhe tani do i vrasë djemtë e Sarasvatit. Ajo i thotë Sarasit të zgjedhë mes Kabirit dhe Kumudit. Njëri do shpëtojë. Guman i thotë se ka 10 minuta kohë derisa bomba të shpërthejë.Kumud i thotë Sarasit të zgjedhë Kabirin. Kabiri i thotë të zgjedhë Kumudin. Saras nuk di çfarë të bëjë. Kalika i thotë Denit se të gjithë këtë e bëri Gumani sepse ajo nuk do që ai me Kusumin të jenë bashë dhe donte të prishte martesën e tyre. Jashi i gjuan Kalikas dhe ajo bie në tokë. Ai e përzë atë nga shtëpia. Kalika i lutet të hapë derën dhe i thotë se do i kërkojë falje të gjithëve. Saras liron Kabirin. Kabir i thotë se po bën gabim. Saras e liron atë dhe i thotë të gjejë diçka me majë. Bomba aktivizohet. Kumud qan dhe i thotë Sarasit të largohet. Saras i thotë se ata ose do jetojnë ose do vdesin bashkë. Kabir sjell diçka dhe Saras mundohet të çaktivizojë bombën. Kusum i hap derën Kalikas dhe Kalika i kërkon falje të gjithëve. Kusum i thotë asaj se i besonte Denit. Saras pret një tel të bombës dhe bomba ndalon. Kabir përqafon Sarasin. Saras përqafon Kumudin. Saras, Kumud dhe Kabir nisen për në Ratnagiri. Deni shkon në dhomë i menduar duke pyetur veten si mund t’ja bëjë mamaja djalit këtë gjë. Kusum shkon tek ai dhe e përqafon. Guman mendon se Kabir dhe Saras kanë vdekur. Ajo merr telefonatën e Kalikas por ja mbyll. Më pas Deni e merr në telefon. Ai i kërkon të takohen. Guman i thotë se ka dalë për një punë dhe do flasin nesër. Ajo mendon se Deni është ndarë me Kusumin. Kalika e merr përsëri në telefon. Ajo i thotë se i tregoi gjithçka të gjithëve. Guman nxehet dhe i thotë asaj se ka për ta paguar. Kalika i thotë se për faj të saj ajo është në mes të rrugës. Guman mbyll telefonin dhe mendon për Denin që donte të fliste me të.






Tags: sarasvaticandratelenovele
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Nilaj trondit të gjithë familjen: Fëmija nuk është i Mustafait!
Who Serial

Nilaj trondit të gjithë familjen: Fëmija nuk është i Mustafait!

23/03/2025
Hakmarrja e Doas ndaj Pembes!
Who Serial

Hakmarrja e Doas ndaj Pembes!

07/03/2025
Fatih çmendet kur mëson se edhe Doa e ka tradhtuar!
Who Serial

Fatih çmendet kur mëson se edhe Doa e ka tradhtuar!

02/02/2025
Një surprizë e keqe e pret familjen Unal, javës tjetër në “Një dashuri”
Who Serial

Një surprizë e keqe e pret familjen Unal, javës tjetër në “Një dashuri”

25/01/2025
Fatih i merr vajzën Doas dhe i vendos një kusht
Who Serial

Fatih i merr vajzën Doas dhe i vendos një kusht

19/01/2025
Fatih tenton t’i marrë vajzën Doas, javës tjetër në “Një dashuri”
Who Serial

Fatih tenton t’i marrë vajzën Doas, javës tjetër në “Një dashuri”

12/01/2025
Next Post
Denoncoi gruan për rrahje, flet për herë të parë këngëtari Sajmir Çili: S’doja të shkonte puna deri këtu

Denoncoi gruan për rrahje, flet për herë të parë këngëtari Sajmir Çili: S’doja të shkonte puna deri këtu








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera