Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Xhesika Berberi i thotë “PO” dashurisë! 10/01/2026
Eklipsi diellor në Ujor, koha për fillime të reja! 10/01/2026
“Do të ta mbaj emrin lart”, Ronela kujton të atin e ndjerë! 10/01/2026
“Nuk jam lezbike”, Kendall Jenner i jep fund thashethemeve: Do ta thosha hapur nëse do isha! 10/01/2026
Lim Hoti konfirmon hyrjen në BBVK? Postimi i tij thotë gjithçka 09/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Who Serial

“Sarasvatiçandra”, Saras rikthehet, Prashant në rrezik… ja çfarë do ndodhë të hënën

17/02/2017
in Who Serial
Reading Time: 3 mins read
A A
“Sarasvatiçandra”, Saras rikthehet, Prashant në rrezik… ja çfarë do ndodhë të hënën

Saras del nga vendi ku mbahet i mbyllur dhe mundohet të gjejë ndonjë makinë për të shkuar në shtëpi. Kumud ndahet nga Prashant dhe shkon në shtëpi. Atë e zë gjumi duke qarë për Sarasin. Kabir, Deni dhe Anushka janë rrugës dhe arrijnë për gjysëm ore. Ata telefonojnë Kumudit por nuk arrijnë të lidhen me të. Dikush hap derën ndërkohë që Kumud është në gjumë. Kumud zgjohet pasi e prek dikush. Ajo sheh Saras. Kumud dhe Saras përqafohen duke qarë. Kumud e sheh atë me gjak dhe e pyet çfarë ndodhi. Saras i thotë të mbyllë shpejt perdet. Kumud habitet. Saras i thotë të veprojë shpejt. Kumud bën siç i thotë Saras. Saras sheh murin e riparuar. Ai i thotë Kumudit ta dëgjojë me kujdes. Ai i thotë për Sanxhanën që i tregoi për Pujan. Kumud i thotë se e takoi atë por ajo tha se nuk e kishte takuar atë. Saras i thotë se Prashant e ka kërcënuar. Ai i tregon gjithçka çfarë ka ndodhur. Saras i thotë se e kishte hapur murin por Prashant e ka riparuar. Kumud pyet çfarë ka në mur. Saras i thotë se brenda në mur ndodhet trupi i vdekur i Pujas. Kumud habitet. Më pas Saras i tregon asaj si u sulmua nga Prashant dhe Mahesh. Prashant sheh me dylbi shtëpinë e Kumudit dhe habitet kur i sheh perdet e mbyllura. Ai i thotë Maheshit se është dikush me Kumudin. Saras hap përsëri murin por trupi i Pujas nuk është atje. Ai thotë se Prashant e ka çuar në ndonjë vend. Bie dera, Saras shkon ta hapë por Kumud e ndalon. Prashant do të dijë me kë është Kumudi. Ajo e hap derën. Prashant kontrollon nëse ka njeri. Ai e pyet Kumudin pse i ka mbyllur perdet. Kumud i thotë se donte të shplodhej. Prashant i thotë se i duket se dikush është në shtëpi. Deni dhe Kabir dalin. Kumud i thotë se ata janë vëllezërit e Sarasit. Ajo kujton momentin kur e bindi Saras mos ta hapte derën dhe të bëjnë një plan. Kumud i thotë Prashantit se i thërriti ata për ta ndihmuar në kërkimin e Sarasit. Deni e fton atë të pijnë çaj por Prashant i thotë se është i zënë dhe largohet. Saras dhe Anushka dalin nga vendi ku u fshehën. Deni i thotë Sarasit se desh e vrau Prashantin kur e pa. Saras i thotë se ka të drejtë por ata duhet ta ndëshkojnë atë duke gjetur prova. Anushka thotë se ai duhet të futet në burg. Saras i thotë se edhe shoku i tij Mahesh është bashkëpuntor. Deni pyet si do gjejnë prova. Saras i thotë se Prashant e ka marrë provën më të madhe skeletin e Pujas por tani Puja do e bëjë Prashantin ta pranojë vetë krimin. Saras merr në telefon Vidiaçaturin. Të gjithë gëzohen që ai është kthyer. Mahesh shkon tek Prashant në mes të natës dhe i thotë se pa Pujan. Prashant i thotë se ajo ka vdekur dhe kjo është imagjinata e tij. Ai çon me makinë në shtëpi Maheshin. Kabir futet në shtëpinë e Prashantit dhe i lë një shënim. Prashant kthehet dhe lexon shënimin të shkruar në pasqyrë ku shkruan: “Jam kthyer për të zbuluar sekretin tënd”.  Prashant thotë kush guxon të më frikësojë. Kumud shkon tek Prashant në mëngjes dhe i thotë të shkojnë në polici për Sarasin. Prashant i thotë se ka punë dhe i thotë të shkojë me vëllezërit e Sarasit. Kumud i thotë se ata nuk e njohin Mumbain. Prashant i thotë se do mbarojë punë dhe do vijë. Ai shkon tek vendi ku mban mbyllur Sarasin dhe e gjen atë të shtrirë duke kërkuar ujë. Anushka dhe Deni janë në shtëpinë e Prashantit. Kabir hap parakolpin e makinës së Prashantit dhe e dëmton./revistawho.com





 


Tags: sarasvaticandratelenovele
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Nilaj trondit të gjithë familjen: Fëmija nuk është i Mustafait!
Who Serial

Nilaj trondit të gjithë familjen: Fëmija nuk është i Mustafait!

23/03/2025
Hakmarrja e Doas ndaj Pembes!
Who Serial

Hakmarrja e Doas ndaj Pembes!

07/03/2025
Fatih çmendet kur mëson se edhe Doa e ka tradhtuar!
Who Serial

Fatih çmendet kur mëson se edhe Doa e ka tradhtuar!

02/02/2025
Një surprizë e keqe e pret familjen Unal, javës tjetër në “Një dashuri”
Who Serial

Një surprizë e keqe e pret familjen Unal, javës tjetër në “Një dashuri”

25/01/2025
Fatih i merr vajzën Doas dhe i vendos një kusht
Who Serial

Fatih i merr vajzën Doas dhe i vendos një kusht

19/01/2025
Fatih tenton t’i marrë vajzën Doas, javës tjetër në “Një dashuri”
Who Serial

Fatih tenton t’i marrë vajzën Doas, javës tjetër në “Një dashuri”

12/01/2025
Next Post
FOTO/ Lorik Cana bashkëshorti ideal! I bukur, i talentuar dhe…

FOTO/ Lorik Cana bashkëshorti ideal! I bukur, i talentuar dhe...








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera