• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

‘Sarpi’ shihet më ndryshe se asnjëherë, aktori ka habitur të gjithë me pamjen e re

Aktori i famshëm turk, Çagatay Ulusoy, ka bërë ndryshimin drastik në pamje. Ai ka shtuar disa kilogramë dhe nuk njihet me pamjen e re.
Fansat e tij kanë mbetur të shokuar nga këto foto të aktorit që po qarkullojnë në mediat turke. Disa prej tyre shprehen se pesha nuk i shkon dhe se ai duhet të fillojë menjëherë dietën duke u treguar kështu të pakënaqur me pamjen e re të tij.
Ky shtim në peshë është bërë për një arsye. Thuhet se Sarp ka ndryshuar pikërisht për rolin që do të ketë në filmin e ri që po xhirohet në qytetin Kirklareli.
Çagatay e ka arritur famën me anë të disa prej roleve të tij më të njohur, si ‘Sarp-i’ dhe ‘Delibal’, e sot është një nga aktorët më të dashur.