Fama dhe pamja e mirë nuk janë të mjaftueshme që dikush të ketë vetëbesim …
“Kur e shoh veten në pasqyrë, më vjen të vjellë”, thotë Arnold Schwarzenegger (69), i cili fitoi shtatë herë titullin e Mr. Olympia, raporton New York Post. “Kam qenë vetëkritik, madje edhe kur kam qenë në formën më të mirë fizike,” pranoi ai për “Cigar Aficionado”. “E kam parë veten në pasqyrë pasi kam fituar tituj njëri pas tjetrit dhe thashë:” Si fitoi ky grumbull i mu…? Kurrë nuk kam parë përsosmëri. Gjithmonë diçka më ka munguar”, pohoi aktori i famshëm.
Në anën tjetër … “Nuk i ndjej vitet e mia. Çdo gjë që bëj, e bëj si 20 vjet më parë”, tha ai./Express/.







