Në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” u zhvillua një moment emocional mes Mirit dhe Florit, pas surprizës që ky i fundit mori nga familjarët dhe që e bëri të përlotej. Biseda mes dy banorëve mori një kthesë të thellë personale, duke nxjerrë në pah mungesën dhe mallin për fëmijët.
Miri, me tone vëllazërore, e inkurajoi Florin të shijojë eksperiencën në shtëpi, duke i kujtuar se fëmijët e tij janë krenarë për të. Por menjëherë pas kësaj, këngëtari ndau edhe dhimbjen e vet, duke folur hapur për vajzën e tij që jeton në Gjermani dhe për distancën e gjatë që i ndan.
Ai tregoi se kanë kaluar më shumë se 28 ditë pa e takuar, ndërsa takimet me të janë të rralla dhe kryesisht vetëm gjatë festave. Rrëfimi i Mirit u shoqërua me fjalë që prekën jo vetëm Florin, por edhe publikun.
Pjesë nga biseda:
Miri: Kur të ka marrë malli ty për fëmijët, unë kam 28 ditë dhe disa ditë të tjera që nuk e kam takuar se e kam larg. Nuk e kam te shtëpia. Ti i ke në shtëpi, i ke puthur dhe ke ardhur këtu? Po unë? Nuk e di kur e kam puthur për herë të fundit, dakord? Kam edhe një hall tjetër, unë fëmijën tim e takoj vetëm për festa. Kanë ikur dy festa që nuk e kam parë, Krishtlindje dhe Vitin e Ri.
Flori: Që nuk e ke takuar.
Miri: Se unë kur iki, për këto festa iki. Këtu nuk je vetëm, me miq dhe me shokë¸me njerëz që nuk i ke njohur.
Flori: Të gjithë më kanë respektuar.








