Banorja e “BBV4” Krisa Caushi, ka ndarë një histori nga e kaluara e saj gjatë një bisede të hapur me disa nga banorët.
Ajo rrëfeu se kur ishte 20 vjeçe, kishte kaluar një periudhë të shkurtër në të cilën kishte pasur dyshime në lidhje me orientimin e saj seksual.
“Një periudhë që po e kaloja, nuk po ushqeja asgjë në kokën time, thjesht po eksploroja diçka të re. Po pyesja veten: ‘Më pëlqejnë vajzat apo djemtë?”, tha ajo.
Më tej Krisa theksoi se tani është e sigurtë për orientimin dhe ndjenjat e saj.