Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Çike-çike”, Bebe Rexha i këndon botës shqip m 14/02/2026
“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë 13/02/2026
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”! 13/02/2026
Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan! 13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin! 13/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

“S’do të marrë askush për grua”, si i tejkaloi Fatmira Breçani paragjykimet e para

02/06/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
“S’do të marrë askush për grua”, si i tejkaloi Fatmira Breçani paragjykimet e para

Fatmira Breçani e lindur dhe e rritur në Tropojë është një nga këngëtaret më të njohura të atyre trevave, edhe pse prej vitesh jeton në Tiranë dhe madje, sado e paimagjinueshme të duket, këndon në festa të ndryshme edhe këngë të Shqipërisë së Mesme apo të Jugut.





Megjithatë pak dimë për jetën private të Fatmirës me 6 albume dhe me më shumë sesa 60 këngë në një karrierë 40 vjeçare. Ajo sot në programin Rudina ka treguar për fillimet kur ishte 16 vjeç dhe kur nuk ishte shumë e thjeshtë që një vajzë të bëhej këngëtare.

“Më shumë ka qenë problem nga vëllezërit që unë të vija në Tiranë dhe të merrja pjesë nëpër koncerte. Thoshin “nuk do të marrë kush”, sikur të ishe këngëtare të ishte turp, kur është diçka shumë e bukur, për atë që këndon, por edhe për publikun”, ka thënë ajo.

Megjithatë pasioni dhe talenti i veçantë i Fatmirës ishin më të fortë sesa paragjykimet dhe ajo arriti të shihet me sy shumë të mirë dhe të fitojë dashurinë dhe respektin e të gjithë Tropojës dhe Shqipërisë. Madje shumica e njerëzve e thërrasin me një emërtim që tregon respekt, “Dada”.


Sa për shqetësimin e vëllezërve që do të mbetej e pamartuar, edhe ai ishte i kotë, shkruan “Class”

Ajo është prej 27 vitesh e martuar dhe nënë e dy fëmijëve, vajzës Drenicës 23 vjeçe dhe djalit, një vit më të vogël. Fatmira e ka njohur bashkëshortin e saj që kur ishte 19 vjeç, megjithatë ata për shumë vite ishin të dashur derisa ajo u martua kur ishte 30 vjeçe.

Bashkëshorti, siç tregoi Fatmira, ka qenë mbështetja kryesore si financiare fillimisht për publikimin e albumeve dhe shpirtërore në karrierën e saj.

Tags: Fatmira Brecani
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Çike-çike”, Bebe Rexha i këndon botës shqip m
Breaking News

“Çike-çike”, Bebe Rexha i këndon botës shqip m

14/02/2026
“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë
Breaking News

“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë

13/02/2026
Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan!
Breaking News

Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan!

13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin!
Breaking News

(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin!

13/02/2026
“Të dua”,  çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?
Breaking News

“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?

13/02/2026
Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?
Breaking News

Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?

13/02/2026
Next Post
Që nga Sadami e deri tek Mbretëresha Elizabeth, ja të famshmit që u martuan me kushërinjtë e tyre

Që nga Sadami e deri tek Mbretëresha Elizabeth, ja të famshmit që u martuan me kushërinjtë e tyre








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera