Gocat e showbizit e kanë kapur keq me dizajnin si lëkurat e kafshëve në veshjet e tyre. Në fillim të verës ishte në modë leopardi dhe rrobabanjot me këtë print bënë namin. Më pas veshjet e rrobabanjot zebër nisën të përhapeshin me shpejtësi në fotot në Instagram. Ndërsa tani rradhën e kanë larat. Ndër të parat që e solli këtë print në veshjet e banjës ishte Sara Hoxha. Më pas Tayna u shfaq në videoklipin e ri me një veshje të tillë nga koka tek këmbët. Xhensila i ka përdorur larat në pantallona e syze ndërsa Dafina ka veshur një këmishë të tillë. Kristina Baki gjithashtu ka kombinuar bluzën e kapelen me lara.
Ja kaq mjafton dhe shihni kur shumë shpejt edhe larat të kthehen në trendin e rradhës si leopardi e zebra.