Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Gozhda del me gozhdë! Dolce mohoi Edin, familjarët e tij Dolcen! 05/12/2025
“Kam turp t’ja them…” Një nga djemtë e BBVK shpreh pëlqim për Hygerta Sakon 05/12/2025
Nëse mendoni se e gjeni dhuratën më të shtrenjtë që Blendi i ka bërë gruas, e keni gabim! 05/12/2025
Puthja që tronditi rrjetin! Ç’po ndodh me Dolcen në “Grande Fratello”? 05/12/2025
Selvija hap zemrën pas humbjes së Shpatit: Dashuria nuk kishte përfunduar… 05/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Horoskopi

Se ku duhet t’i kaloni pushimet, ua tregon shenja e zodiakut

04/07/2021
in Horoskopi, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Se ku duhet t’i kaloni pushimet, ua tregon shenja e zodiakut

Pushimet tuaja verore mund të jenë shumë të shkurtra, ose mund të mos keni mundësinë të bëni atë që doni. Por, ashtu si në çdo gjë tjetër, edhe planifikimi i pushimeve ndikohet nga shenja juaj e horoskopit. çdo shenje ka preferencat e veta dhe mund t’iu ndihmojnë për të krijuar një ide se ku mund të udhëtoni apo me kë person do të kënaqeni më tepër gjatë pushimeve tuaja.

Dashi

Personat e kësaj shenje duan gjithmonë të eksplorojnë gjëra të reja. Ata janë gjithmonë energjikë dhe gjithmonë të gatshëm për të bërë lojëra të ndryshme. Nëse një Dash planifikon pushimet, sigurohet që vendi i zgjedhur të ofrojë larmishmëri aktivitetesh pasi pushimet e qeta e bezdisin atë.

Demi

Këta persona kërkojnë pushime në të cilat mund të provojnë gjëra të mira dhe luksoze. Aktivitetet e tyre gjatë pushimeve përfshijnë blerje në dyqane të njohura, darka në restorante luksoze dhe trajtime relaksuese.

Binjakët

Binjakët pëlqejnë të udhëtojnë në çdo vend të mundshëm. Muzetë, parqet dhe kulturat e ndryshme i tërheqin më së shumti ata. Këta persona nuk lodhen asnjëherë dhe duan të njohin çdo cep të vendit ku do të pushojnë.

Gaforrja

Zakonisht nuk do të gjeni një person të kësaj shenje në grupime të mëdha turistësh, pasi preferojnë të kenë një grup të caktuar dhe të jenë të rezervuar në aktivitetet e tyre. Gaforret kanë aftësinë të gjejnë gjithmonë vendin më pak të njohur, por njëkohësisht shumë të veçantë për të kaluar pushimet e tyre.

Luani

Ashtu si çdo gjë tjetër që mund të bëjnë personat e kësaj shenje edhe pushimet për ta duhet të jenë perfekte. Nuk ka rëndësi nëse ata zgjedhin të vizitojnë muze apo të bëhen pjesë e një feste të çmendur në clubet më të mëdha, Luanët duan patjetër të kenë një organizim të detajuar përpara se të bëjnë zgjedhjen finale.

Virgjëresha

Personat e kësaj shenje duan t’i shfrytëzojnë edhe pushimet për të zgjeruar njohuritë e tyre. Ata janë të gatshëm të largohen nga grupi me të cilin po kalojnë pushimet, vetëm për të mbaruar së lexuari librin e tyre.

Peshorja

Personat e kësaj shenje parapëlqejnë t’i lenë mundësitë e tyre të rrjedhin natyrshëm. Ata zakonisht nuk bëjnë një plan konkret, por thjesht nisen papritur për diku. Më pas, pushimet e tyre kthehen në një aventurë të vërtetë dhe përfshijnë lëvizje të shpeshta nëpër vende të ndryshme.

Akrepi

Këta persona vlerësojnë ushqimin e mirë dhe preferojnë vendet të cilat janë “In”. Nëse një akrep shikon diku klasifikimin e vendeve më trendi për të kaluar pushimet, me siguri do të zgjedhë direkt të shkojë në vendin e parë të kësaj liste. Ata pëlqejnë shumë diellin dhe nuk harxhojnë asnjë moment nga pushimet e tyre duke ndenjur brenda në shtëpi apo hotel.

Shigjetari

Për personat e kësaj shenje në fakt ka më shumë rëndësi pjesa e udhëtimit sesa vetë destinacioni. Shigjetarët pëlqejnë të jenë në lëvizje gjatë gjithë kohës dhe gjëja që i kënaq më shumë është të udhëtojnë. Pushimet e tyre janë më tepër rrugë sesa një vend konkret.

Bricjapi

Bricjapi kërkon gjithmonë balancë. Edhe pushimet i do të jenë diçka e ndërmjetme midis aktiviteteve dhe relaksit. Në pushimet e një Bricjapi përfshihen në mënyrë të barabartë aktiviteti fizik dhe qetësimi mendor.

Ujori

Ujorët e pavarur duan një aventurë unike dhe jo vendet tipike që frekuentohen nga turistët. Në listën e zgjedhjeve të tyre, vendin e parë e mban një vend me det dhe i rrethuar nga male të cilat mund t’i eksplorojnë. Personat e kësaj shenje nuk janë në kërkim të gjërave luksoze dhe pushimet më të bukura për ta do të ishin pushimet e kaluara duke bërë kamping në vende të ndryshme.

Peshqit

Peshqit kërkojnë një vend të bukur dhe shumë të qetë. Normalisht një vend me ujë afër, pasi çdo gjë për ta bëhet më e bukur nëse ndodhen pranë ujit. Gjithsesi, ata do të zgjedhin gjithmonë plazhet më të qeta dhe vendet më komode, larg rrëmujës dhe zhurmës së njerëzve./In






Tags: pushimetshenjat e horoskopit
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Rikthehet Mërkuri në retrogradë dhe po, duhet të bëheni gati!
Horoskopi

Rikthehet Mërkuri në retrogradë dhe po, duhet të bëheni gati!

08/11/2025
Next Post
Fëmijët në plazh: Kini parasysh këto këshillat për pushime të sigurta

Fëmijët në plazh: Kini parasysh këto këshillat për pushime të sigurta








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera