Pete Davidson ka ndarë për herë të parë emocionet që po përjeton në pritje të fëmijës së tij të parë me partneren, modelen dhe aktoren Elsie Hewitt. Lajmi për shtatzëninë u bë publik pak ditë më parë dhe tashmë aktori i njohur ka folur hapur për këtë moment të rëndësishëm në jetën e tij.
Gjatë premierës së filmit të tij të ri “The Home” në New York, Davidson, 31 vjeç, u shpreh për E! News:
“Të gjithë janë jashtëzakonisht të lumtur për mua, sepse e dinë që ka qenë gjithmonë një ëndërr e imja. Të gjithë më thonë që do të jem një baba i shkëlqyer. Është gjëja më e bukur që kam bërë ndonjëherë në jetën time. Madje Adam Sandler më ka dhënë disa këshilla të mrekullueshme.”
Aktori, i cili humbi babain e tij në sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001, ka folur shpesh për mungesën e tij dhe për dëshirën që një ditë të krijonte familje.
“Kur bëhesh me fëmijë, dëshiron që t’i japësh atij gjithçka që ty të ka munguar dhe të shmangësh gjërat që të kanë lënduar,” – tha Davidson, duke reflektuar mbi rrugëtimin e tij personal.
Sa i përket lidhjes me Elsie Hewitt, Davidson tregoi se njohja e tyre ka ardhur në mënyrë të papritur, por të natyrshme:
“Na prezantuan disa miq të përbashkët. Asnjëri prej nesh nuk po kërkonte diçka në atë moment, por sapo u pamë, e ndjemë se ishim për njëri-tjetrin. Do të thosha se ajo është versioni femëror i imi dhe unë jam ai mashkullor i saj. Qeshim gjithë ditën. Jemi shumë të lumtur dhe të emocionuar.”
Çifti bëri daljen e parë publike në maj, në eventin vjetor Blossom Ball, ndërsa së fundmi Hewitt publikoi disa foto në Instagram ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur, duke ndarë me ndjekësit emocionet e kësaj etape të re.
Me këtë kapitull të ri që po fillon, duket se Davidson po jeton një nga periudhat më të lumtura dhe të qëndrueshme të jetës së tij – një rrugëtim që ai e ka pritur gjatë dhe që më në fund po bëhet realitet.








