Në vetëm pak javë, këngëtarja e njohur, Jonida Maliqi pritet të rikthehet në ekran me një format të ri në ekranin e ‘Vizion Plus’. Këtë fakt e ka zbuluar vetë Maliqi, ndërsa së fundmi ka publikuar dhe promon e formatit që do të moderojë.
“Së shpejti Jonida’sroom @vizionplus”, ka shkruar Maliqi krah videos ku shfaqet mjaft tërheqëse dhe e kuruar deri në detaje. Këngëtarja nuk ka zbuluar ende një datë rreth këtij projekti, megjithatë ndjekësit janë duke e pritur me shumë kureshtje.
Kujtojmë se Jonida ka treguar se e ka kaluar shumicën e kohës me më të dashurit e saj, duke qëndruar për një kohë edhe larg ekranit, të cilit pritet t’i rikthehet në vetëm pak ditë./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/CF66KfWnXUG/







