Largimi i tij nga “Vizion Plus”, ekrani në të cilin u krijua dhe u rrit profesionalisht, tashmë është fakt. Moderatori Turjan Hyska do të shfaqet shumë shpejt në “Klan” me një projekt të ri, e si rrjedhojë me një studio të konceptuar tërësisht ndryshe.
Turi ka postuar në “Instastory” një video të studios së re me mbi shkrimin:”Së shpejti, në punë e sipër”. Video është shumë e shpejt dhe nuk të lë mundësi të kuptosh shumë nga ajo që po “gatuhet” , në atë që do të jetë shumë shpejt “shtëpia” e re e Turit./revistawho.com