Sebastian Ruli dhe Angelique Boyer janë një nga çiftet më të dashur të telenovelave. Ata kanë luajtur rolin e protagonistëve në “Pasion i rrëmbyer” dhe “Tereza”. Por dashuria që lindi mes kamerave vazhdon prej kohësh edhe jashtë tyre. Ata bashkëjetojnë dhe janë shumë të lumtur për çdo gjë po përjetojnë. Disa minuta më parë Angelique ka ndarë disa momente nga dita e tyre teksa shijojnë një nga ndeshjet e botërorit.
Në momentet kur luhet Francë-Argjentinë, çifti duket se po e shijon çdo gjë në kushtet e shtëpisë. Nga videot kuptojmë që Sebastian është tifoz i zjarrtë i Argjentinës. Gjithçka kthehet në një ‘luftë’ të bërtiturash për dy të dashuruarit pas çdo goli fitoreje për skuadrat në fjalë./revistawho.com