Jaman e shkatërron regjistruesin e Seherit para Firatit dhe Aliut. Seher përballet me Jamanin dhe i thotë se nuk ka për ta lejuar kurrë Jusufin të jetojë në të njëjtën shtëpi me vrasësin e nënës së tij. Jaman është i detyruar të mbrojë veten edhe pse e di që nuk ka faj në këtë situatë. Neslihan takohet me Borën dhe i kërkon llogari që e ka mashtruar. Seher dhe Firat bëjnë një tjetër plan kundër Jamanit.