Jaman së bashku me Seherin dhe Jusufin e kalojnë natën në pyll dhe në kushte të vështira. Jaman përpiqet t’i sigurojë ngrohje dhe ushqim Jusufit dhe Seherit. Seher këshillon Jamanin të mos lejojë që Jusufi të kalojë situata të tilla në jetë. Halla Sulltanë vazhdon t’i bëjë presion Kirazit ndërsa Ali nuk e duron dot më këtë situatë. Begum kërkon të pajtohet me Kirazin por duke pasur qëllime të tjera në mendje. Seher rrezikon të pickohet nga një gjarpër në pyll.








