Xhanan përpiqet të fitojë zemrën e Seherit dhe Jamanit duke u viktimizuar, por asnjëri prej tyre nuk e beson. Vetëm Zija dhe Jusuf e duan prezencën e saj në shtëpi. Jusuf e pyet gjyshen për fëmijërinë e Jamanit dhe Zijasë. Jamanit nuk i pëlqen aspak kjo bisedë. Ai ia bën të qartë Xhananit se nuk e ka falur dhe po e mban në shtëpi për hir të Zijasë. Jaman e fajëson për vdekjen e babait të tytre dhe i thotë se gjithçka po e bën për vëllain e tij. Dujgu përjeton të njëjtën traumë si me motrën e saj kur Bahar zhduket papritur. Xhanan nuk duron dot më dhe i kthehet keq Jamanit duke i thënë se ajo është nëna e tij dhe ai duhet ta pranojë ktë fakt. Jaman e mban veten për hir të Zijasë, por Seher i del në mbrojtje dhe i kërkon Xhananit ta mbyllë gojën.