Seher vendos të zbulojë vetë çfarë ka ndodhur në të shkuarën që ajo ka tentuar të vrasë Jamanin. Ajo vendos të kërkojë ndihmën e Firatit. Por Seher nuk e di që kjo është lojë e Zuhalit dhe ka qenë ajo që e ka dërguar policin për t’i dorëzuar atë letër. Zuhal shtiret si shoqe e mirë kur Seher i kërkon të bisedojnë mbi këtë çështje. Ajo përpiqet ta bindë Seherin se Jaman e ka lënduar prandaj dhe ajo ka tentuar ta vrasë. Ali mëson se Dujgu nuk ka patur faj në zhdukjen e Jaseminit pasi atë e kanë rrëmbyer nga e ëma. Semra i kërkon Jaseminit të mos ia tregojë këtë Dujgusë. Jaman i bën dhuratë Seherit një triko. Seher ndrydh këmbën dhe Jaman kujdeset për të.