Jaman nis kërkimet për të mësuar më shumë rreth Ozanit. Seher përballet sërish me Jamanin dhe e kritikon që nuk e mbajti dot fjalën dhe u grind me të në sy të Jusufit. Jaman nuk e ndryshon qëndrimin e tij. Jusuf mërzitet që Jaman nuk e lejon të marrë mësime kitareje. Jaman detyrohet të pranojë dhe Ozan shkon në vilë për t’i dhënë mësim vogëlushit. Por çfarë qëllimi fsheh ai që do vë në rrezik Seherin?







