Seher tashmë e sheh Jamanin me një sy tjetër. Asaj madje i del në ëndërr sikur Jaman e kërcënon me armë që të mos largohet nga shtëpia. Jaman ndërkohë vazhdon të kujdeset e t’i falë dashuri Seherit pa e ditur çfarë e shqetëson atë. Dujgu përballet me Aliun, por këtë herë prapa hekurave. Seher tenton sërish të largohet nga shtëpia, por nuk ia bën zemra kur sheh se Jusuf është sëmurë.








