Jaman përpiqet ta bëjë Seherin të lumtur duke i treguar barcaleta dhe i blen çokollatat e saj të preferuara. Seher sërish është ende e mërzitur pas ëndrrës që pa. Jaman telefonon Firatin dhe e pyet çfarë e bënte të lumtur Seherin dikur. Seher dëgjon bisedën e tyre dhe habitet që Jaman shqetësohet kaq shumë për të. Ajo dëshiron që gjithashtu ta bëjë të qeshë Jamanin dhe i tregon një barcaletë. Më pas ata shkojnë tek doktori pasi Seher ka seancën e rradhës. Atje Seher takohet me Zuhalin, por nuk e njeh. Zuhal është arratisur nga burgu dhe punon si pastruese në klinikën e doktorit. Ajo ka ndryshuar identitet dhe është miqësuar me Seherin pasi ka mësuar se ajo ka humbur kujtesën. Zuhal shfrytëzon këtë rast për tu hakmarrë. Ajo i tregon Seherit një lajm nga e shkuara e errët e Jamanit.