Seher përpiqet të zbulojë sekretin e pamjeve që ajo kujtoi nga e kaluara. Zuhal e shtyn më shumë Seherin drejt kujtimeve të saj të errëta dhe e nxit të dyshojë tek njerëzit rreth saj. Ndërkohë Jasemin ia vështirëson jetën motrës dhe nënës me sjelljen e saj. Seher gjen një fustan nate në rrobat e saj dhe turpërohet. Jaman e sheh këtë moment dhe qesh. Çfarë kujtimi të Jamanit do gjejë Seher?








