Me siguri keni dëgjuar se marrëdhëniet cilësore kërkojnë kujdes ndaj njëri tjetrit dhe biseda të sinqertë. Ndoshta edhe flisni hapur me partnerin tuaj, për të vendosur se ku të shkoni me pushime apo nëse do të merrni një kredi së bashku. Por le të jemi të sinqertë. Sa shpesh flisni për seksin? Për gjërat që ju pëlqejnë dhe ato që nuk ju pëlqejnë?
Bisedat për seksin, për pëlqimet dhe mospëlqimet tuaja kanë pushuar prej kohësh të jenë tabu si më parë. Megjithatë, kur bisedat mbi këtë temë normalizohen deri në pikën ku mund të ndiheni rehat, sikur të flisni për atë që hani për darkë, pjesa më e madhe e ankthit zhduket… dhe vetëm atëherë mund të relaksoheni në veten tuaj më erotike dhe më të sigurt.
Flisni që të merrni atë që dëshironi vërtet
Pavarësisht nëse e kuptoni apo jo, çdo person ka skenarë subjektiv seksual që përcakton kryesisht përvojën seksuale për ta. Krejt në mënyrë të pandërgjegjshme, të gjithë ndjekin një sërë hapash të përbashkët gjatë seksit. Dhe kjo është veçanërisht e vërtetë për marrëdhëniet afatgjata. Këta skenarë mund të jenë të vështira për t’u ndryshuar ndërsa futeni në modele, truri juaj fiket dhe të gjitha veprimet bëhen automatike… Pra – asgjë e re, e njëjta gjë. Asnjë surprizë.
Kjo është arsyeja pse është shumë e rëndësishme që herë pas here të kaloni nëpër procesin e të menduarit se çfarë ju pëlqen nga seksi dhe çfarë nuk ju pëlqen, dhe të përpiqeni të vendosni se në cilën nga 2 kategoritë e mësipërme bëni pjesë. Është një mënyrë për të konsideruar aktivitete të reja seksuale argëtuese për të nisur ndryshimet dhe për ta bërë lojën seksuale edhe më emocionuese.
Biseda e duhur në kohën e duhur
E vërteta është se shumica e njerëzve bëhen defensivë kur flasin për seksin – edhe në qofte se biseda është në formën e një shakaje. Kjo ndodh sepse diskutimi i hapur për kënaqësinë seksuale ende nuk është pranuar plotësisht si normal dhe i natyrshëm. Ndoshta do t’ju duhet t’i qaseni kësaj teme me shumë kujdes dhe butësi kur e diskutoni me partnerin tuaj.
Për ta bërë këtë me sukses, është e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje 3 faktorëve:
– Kur të ndodhë kjo bisedë, qetësia duhet të mbretërojë në të dyja anët;
– Toni i zërit kur filloni bisedën duhet të jetë i përshtatshëm, mbështetës dhe i dashur;
– Fjalët që përdorni duhet të jenë të buta dhe të sinqerta – një nga kombinimet më të vështira për t’u arritur;
Kjo është mënyra më e shpejtë dhe më e lehtë për të kënaqur nevojat tuaja dhe të partnerit, jo vetëm në dhomën e gjumit, por edhe jashtë saj. Po, këto biseda duken të vështira, por janë të nevojshme, sidomos në një marrëdhënie intime. Kur mungon komunikimi i lirë, rezultati është shpesh fyerja – dhe kjo nuk është e drejtë as për ju, as për personin pranë jush. Nëse dëshironi të jeni përgjegjës për paqen dhe kënaqësinë e njëri-tjetrit, duhet të ndërmerrni hapin e guximshëm të komunikimit të hapur.
Flisni që të jeni të përgatitur
Kur filloni për herë të parë të dilni me një partner të ri, biseda për seksin është pak më ndryshe. Filloni duke diskutuar përgjegjësitë shëndetësore – sëmundjet seksualisht të transmetueshme, shtatzëninë dhe kontracepsionin – dhe kaloni në pozicionet e preferuara dhe preferencat seksuale. Po, ju nuk doni të trembni personin pranë jush, por nëse jeni gati të dilni me një partner krejtësisht të ri ose edhe me një me të cilin keni qenë në disa takime, duhet folur për shëndetin seksual – tuajin dhe të partnerit tuaj – jo vetëm që është gjëja e duhur për të bërë, por është edhe shumë seksi.
Kur hidhni këtë hap, ende të vështirë për shoqërinë, por vërtetë të pjekur, i tregoni partnerit se kujdeseni për të po aq sa ai kujdeset për ju. Nuk ka pse të jetë as një bisedë e gjatë dhe e ndërlikuar. Diçka kaq e thjeshtë si: “Çfarë metodakontraceptive dëshironi të përdorim?” ose pyetja “Çfarë duhet të bëjmë në qoftë se prezervativi prishet?” do të jetë e mjaftueshme.
Gjëja e parë që duhet bërë në rast dyshimi për një “prezervativ të çarë” është padyshim testi i shpejtë dhe i saktë i shtatzënisë. Në ditët e sotme, testet në shtëpi janë 99,99% të sakta dhe mund të përdoren që në ditën e parë të një cikli të vonuar. Përdorimi i një testi të saktë do t’ju kursejë stresin dhe tensionin e panevojshëm në këtë situatë.
Megjithatë, kur të keni bërë këtë bisedë paraprake me partnerin tuaj, do të jeni të përgatitur paraprakisht edhe për hapat e ardhshëm. Dhe kjo jo vetëm që largon tensionin e panevojshëm nga marrëdhënia juaj, por gjithashtu ju jep qetësi dhe siguri se po shikoni në të njëjtin drejtim dhe keni plane të përbashkëta për të ardhmen.
Të flasësh hapur për seksin nuk duhet të jetë tabu. Përkundrazi, është gjëja më e natyrshme në një marrëdhënie reciproke dhe me dashuri. Dhe duke hedhur hapin e parë, sado i vogël, ju në fakt po i jepni partnerit tuaj diçka jashtëzakonisht të vlefshme dhe të rëndësishme: intimitet emocional dhe kujdes.
Gjithashtu, mbani mend se është krejtësisht normale të mos i keni të gjitha përgjigjet menjëherë kur ndani për herë të parë mendimet dhe dëshirat tuaja. Në fakt, hapi i parë është thjesht të filloni një dialog në mënyrë që ju të dy të gjeni përgjigjet së bashku.