Pas Anglisë, edhe në Itali ka shpërthyer një skandal i rëndë me abuzimet seksuale në skuadrat e futbollit të akademive. Prokuroria e Torinos ka konfirmuar se ka arrestuar dy trajnerë futbollit të moshave dhe një arkitekt 49vjeçar i cili shpesh ishte gjyqtar në futbollin amator dhe të fëmijëve. Të tre akuzohen se kanë shfrytëzuar minorenë për të siguruar materiale pedopornografike dhe në disa raste edhe kanë konsumuar akte dhune seksuale ndaj të rinjve, në këmbim të një vendi si titullar në skuadrën lokale. Gjithçka lindi si pasojë e një denoncimi të një 16vjeçari i cili i kishte treguar gjithçka të ëmës dhe kjo e fundi i ishte drejtuar policisë. Hetimet vazhdojnë, pasi dy trajnerët në fjalë, në tre vitet e fundit kanë punuar edhe për klube të tjera./Panorama