Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pas akuzave të Brooklyn, Beckham-ët bëjnë daljen e parë publike 26/01/2026
Në lidhje jashtë shtëpisë, por fjalët e Klodit surprizojnë: “Shpirti ta don…” 26/01/2026
Dafina Zeqiri lë pa fjalë ndjekësit me linjat e reja vetëm 6 muaj pas lindjes 26/01/2026
Special Olympics Albania, sukses në arenën ndërkombëtare falë mbështetjes së Coca-Cola! 26/01/2026
Luana Vjollca në kopertinën e revistës britanike L’Officiel UK! 26/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Seksi Çiljeta: Ja si do më shihni këtë verë

04/06/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A

Kjo verë do të jetë e Çiljetës! Këngëtarja ka vendosur të shndërrohet edhe një herë në mbretëreshën e kësaj stine. Pasi ka përfunduar xhirimet e klipit me Noizy-n, Çili i është përveshur punës për një tjetër projekt. Ajo së bashku me Altin Sulkun po përgatisin këngën e re, që duket se do të shndërrohet shumë shpejt në një hit. Santorini është vendi i përzgjedhur nga dy këngëtarët. Këngëtarja ka ardhur si latine në ishullin turistik, duke paralajmëruar një verë të nxehtë.





Për “Bluetooth” Çiljeta tregon disa detaje nga ky klip.

“Është një këngë me ritme ballkanase. Kënga është e Elgit Dodës si dhe make-up artisja, Suela Çangu më ka transformuar në një latine të vërtetë. Mendoj se ky është stili im, pra si latine. Xhirimet kanë shkuar shumë mirë, e di që do të jetë një projekt fantastik. Santorini është ndër vendet më të bukura në botë, ndaj dhe ne e zgjodhëm”, – shprehet Çili.


Natyrisht, një punë e tillë ka edhe një çmim të kripur, të cilin këngëtarja nuk ka hezituar ta zbulojë për lexuesit e “Bluetooth”. “Ka qenë një klip i kushtueshëm, duke qenë se është një vend i shtrenjtë. Ka kushtuar mbi 10 mijë euro i gjithi”.

Edhe këtë herë këngëtarja seksi ka guxuar të vijë ekstravagante, duke u shprehur se ky është stili i saj.

“Mua më pëlqen stili latin, gjej veten, ndaj edhe këtë herë kam ardhur në këtë mënyrë. Jam ndjerë mirë edhe falë punës së bashkëpunëtorëve të mi”. Duke qenë se ky është vetëm një ndër klipet që Çili do të publikojë, ajo na vjen me një premtim. “Pa dyshim që ky do të jetë sezoni im, kam punuar shumë fort për të sjellë këngët gjatë verës, e di që do të shndërrohen në hite. Unë e kam të vështirë sa të ulem për të punuar, por pastaj e marr seriozisht dhe e di që produkti final është i mrekullueshëm”, – thotë ajo.

Prej disa kohësh ajo ka bërë publike edhe ndarjen nga partneri i saj, duke deklaruar se është single.

Pyetjes sonë nëse mendon se është ndër shqiptaret më seksi në Shqipëri, ajo i përgjigjet: “E rëndësishme është të ndihesh mirë me veten. Unë edhe më herët jam quajtur ndër femrat më seksi në vend, pavarësisht statusit që kisha, ndaj jam e lumtur që të gjithë mendojnë se mbetem ende ndër femrat më seksi në vend”. Duket se në këtë periudhë është angazhuar vetëm te karriera e saj, duke lënë pas jetën private. “Ky është momenti që unë të punoj dhe të flas për karrierën, dhe jo për jetën time private”, përfundon Çiljeta prononcimin e saj për “Bluetooth”.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Pas akuzave të Brooklyn, Beckham-ët bëjnë daljen e parë publike
Breaking News

Pas akuzave të Brooklyn, Beckham-ët bëjnë daljen e parë publike

26/01/2026
Në lidhje jashtë shtëpisë, por fjalët e Klodit surprizojnë: “Shpirti ta don…”
Breaking News

Në lidhje jashtë shtëpisë, por fjalët e Klodit surprizojnë: “Shpirti ta don…”

26/01/2026
Dafina Zeqiri lë pa fjalë ndjekësit me linjat e reja vetëm 6 muaj pas lindjes
Breaking News

Dafina Zeqiri lë pa fjalë ndjekësit me linjat e reja vetëm 6 muaj pas lindjes

26/01/2026
Special Olympics Albania, sukses në arenën ndërkombëtare falë mbështetjes së Coca-Cola!
Breaking News

Special Olympics Albania, sukses në arenën ndërkombëtare falë mbështetjes së Coca-Cola!

26/01/2026
Luana Vjollca në kopertinën e revistës britanike L’Officiel UK!
Breaking News

Luana Vjollca në kopertinën e revistës britanike L’Officiel UK!

26/01/2026
Vëllai i Selin publikon foton e parë me Gretën
Breaking News

Vëllai i Selin publikon foton e parë me Gretën

26/01/2026
Next Post
Vdekja e Muhammad Ali, plas gallata në rrjetet sociale

Vdekja e Muhammad Ali, plas gallata në rrjetet sociale








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera