Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
A do të bëhet pjesë e BBV5? Këngëtari i njohur paska ndryshuar mendim!  08/12/2025
Publike më në fund: Ja data kur nis Big Brother VIP Albania 5! 08/12/2025
“Sa bukur qaje, hajde…” Erik Lloshi trondit me propozimin e gazetarit pas vdekjes së Shpat Kasapit 08/12/2025
“U detyrova të largohem”/ Linda Rei rrëfen ç’ndodhi në prapaskenat e BBVK 08/12/2025
Ivanka Trump i paska sytë nga Shqipëria dhe këto janë 3 librat që po lexon për ne! 08/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Seksi i pambrojtur është burim për sëmundje seksualisht të transmetueshme

08/12/2016
in Jetë, Këshilla
Reading Time: 4 mins read
A A
Seksi i pambrojtur është burim për sëmundje seksualisht të transmetueshme

Por edhe nese mbroheni ka disa infeksione që mund të transmetohen edhe në mënyra të tjera siç është kontakti lëkurë me lëkurë, nëse kryeni marrëdhënie seksuale me dikë që ka plagë të dukshme ose puçrra gjenitale apo nëpërmjet puthjes. Për këtë arsye shumë vende rekomandojnë bërjen e analizave për të gjitha femrat seksualisht aktive mbi 25 vjeç. Ju mund të merrni një infeksion seksualisht të transmetueshëm nëpërmjet kontaktit seksual dikë që është i infektuar. Por, disa infeksione mund të transmetohen edhe në mënyra të tjera siç është kontakti lëkurë me lëkurë, nëse kryeni marrëdhënie seksuale me dikë që ka plagë të dukshme ose puçrra gjenitale apo nëpërmjet puthjes.





Përderisa shumë infeksione seksualisht të transmetueshme nuk kanë shenja të dukshme, ju nuk mund ta kuptoni që një person është i infektuar. Madje, disa njerëz mund të kenë një infeksion seksualisht të transmetueshëm dhe nuk e dinë ata edhe vetë, mbasi nuk kanë shenja për muaj dhe vite me radhë. Klamidia është shpesh pa shenja, duke mbetur për vite të tëra pa u mjekuar. Për këtë arsye shumë vende rekomandojnë bërjen e analizave për të gjitha femrat seksualisht aktive mbi 25 vjeç.

Si kuptohet që keni një infeksion seksualisht të transmetueshëm? Ju mund të mos jeni në gjendje të kuptoni nëse keni një infeksion seksualisht të transmetueshëm.


Shumë prej infeksioneve seksualisht të transmetueshme nuk kanë shenja dalluese ose kanë shenja të lehta që nuk mund ti vini re. Shpesh shfaqja e shenjave bëhet me vonesë, atëherë kur infeksioni ka përparuar. Për këtë arsye këshillohet të kryhet një analizë sa herë që ju mendoni se keni qenë në rrezik për të marrë një infeksion seksualisht të transmetueshëm. Shenjat e kësaj sëmundje janë? Mjaft infeksione seksualisht të transmetueshme janë pa shenja dalluese, por nëse shfaqen shenjat, ato janë të ndryshme për infeksione seksualisht të transmetueshme të ndryshme. Ato mund të jenë nga shqetësime të lehta në formë bezdie dhe deri tek shenja që tregojnë një problem serioz. Shenjat më të shpeshta që duhet t’u tërheqin vëmendjen se mund të keni një infeksion seksualisht të transmetueshëm.

Pasojat që sjellin ISTT­të? Pasojat e një infeksioni seksualisht të transmetueshëm të pamjekuar mund të jenë mjaft serioze për shëndetin e burrave dhe të grave. Tek meshkujt, ato shkaktojnë infeksion të fshikës urinare, të testikujve, të prostatës deri në qelbëzim. Tek gratë infeksione të fshikës urinare, inflamacione të uterusit dhe të tubave fallopiane së bashku me pasojat e tyre. Mund të shkaktojnë kancer të qafës së mitrës, barrë jashtë mitre, etj. Pamundësia për të lindur fëmijë, shpesh është pasojë e një infeksioni seksualisht të transmetueshëm të pamjekuar. Një grua shtatzënë e infektuar mund t’ia kalojë infeksionin fëmijës së saj gjatë shtatzënisë apo lindjes. Infeksioni mund të përhapet në organet e tjera duke dhënë qelbëzim të organeve të legenit.

Në rast të infektimit, çfarë duhet bërë? Nëse ju jeni të shqetësuar për praninë e ndonjë infeksioni seksualisht të transmetueshëm apo nëse dikush që ju keni pasur marrëdhënie seksuale ka një infeksion seksualisht të transmetueshëm, gjëja më e mirë është të bëni një analizë dhe të shkoni tek mjeku për këshilla dhe trajtim. Nëse kapen herët shumë infeksione seksualisht të transmetueshme mjekohen lehtë. Ngurrimi për të shkuar tek mjeku do të bëj që sëmundja të avancojë dhe të shkaktoj probleme serioze në shëndet. Nëse bën një analizë për infeksionet seksualisht të transmetueshme mund të kapet e mjekohet në kohë një infeksion seksualisht i transmetueshëm i fshehur.

Vizita mjekësore, përse shërben?Mjeku mund tu kërkojë të bëni një analizë të sekrecioneve gjenitale, një analizë urine, ndonjëherë dhe një analizë gjaku. Mjeku gjithashtu mund t’ju pyesë nëse dëshironi të bëni një test për HIV. Asnjë prej këtyre testeve nuk është i dhimbshëm. Vajtja tek mjeku do t’ju ndihmojë të qetësoheni. Për disa analiza rezultati mund të merret menjëherë për disa të tjera duhen disa ditë ose më tepër. Ndërsa prisni për përgjigjen e analizës ju nuk duhet të kryeni marrëdhënie seksuale. Nëse ju mendoni se ia keni transmetuar infeksionin partnerit, duhet t’ia thoni në mënyrë që të bëjë edhe ai/ajo një test. Jini të çiltër e të ndershëm me të. Në disa shtete konsiderohet kriminale të mos ta bësh këtë.

Mjekimi i duhur për infeksionet? Ekzistojnë gjithashtu edhe klinika private të cilat ofrojnë këtë shërbim. Infeksionet seksualisht të transmetueshme mund të mjekohen, por jo të gjitha janë të shërueshme.

Ato të shkaktuara nga bakteret si klamidia, gonorrea, dhe sifilizi mund të kurohen, të tjera të shkaktuara nga viruset si herpesi, si mjekohen Infeksionet Seksualisht të transmetueshme? Bepatiti B, HIV etj. janë të pashërueshme. Nëse ke një infeksion seksualisht të transmetueshme, mjeku do t’ju japë mjekim dhe ju duhet të ndiqni me kujdes këshillat e tij. Mjekimi bëhet vetëm nga mjeku./panorama.al

Tags: kujdesisemundjet seksualisht te transmetueshme
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…
Jetë

Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…

09/11/2025
Cila është mosha perfekte për të pasur fëmijë? Ja çfarë thotë shkenca!
Këshilla

Cila është mosha perfekte për të pasur fëmijë? Ja çfarë thotë shkenca!

05/11/2025
Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!
Jetë

Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!

01/11/2025
Kjo është dita më e vetmuar për beqarët dhe jo, nuk është ajo që mendoni!
Jetë

Kjo është dita më e vetmuar për beqarët dhe jo, nuk është ajo që mendoni!

27/10/2025
20 vjet magji dhe përsosmëri, “Electromagic & Miele”, një histori suksesi në Shqipëri!
Jetë

20 vjet magji dhe përsosmëri, “Electromagic & Miele”, një histori suksesi në Shqipëri!

25/10/2025
Nga pasioni për teknologjinë te suksesi, udhëtimi i Arbër Veleshnjës dhe platformës “Timora”!
Jetë

Nga pasioni për teknologjinë te suksesi, udhëtimi i Arbër Veleshnjës dhe platformës “Timora”!

23/10/2025
Next Post
Ky mineral tek dieta mesdhetare parandalon diabetin, sëmundjet e zemrës dhe goditjen në tru

Ky mineral tek dieta mesdhetare parandalon diabetin, sëmundjet e zemrës dhe goditjen në tru








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera