Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen” 02/03/2026
”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë! 02/03/2026
“Ky vit, më i vakëti”, Evi Reçi e zhgënjyer nga Festivali i Këngës: Nuk më la asnjë shije… 02/03/2026
Gimbo puth Selinën, zyrtarisht çift në Big Brother VIP? 02/03/2026
“Jam fejuar 4 herë”, Albano Bogdo hap zemrën: Dua të bëhem baba, por… 02/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Seldi dhe Sinani thyejnë heshtjen për herë të parë: Ja pse mori fund marrëdhënia jonë

30/04/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Seldi dhe Sinani thyejnë heshtjen për herë të parë: Ja pse mori fund marrëdhënia jonë

Dy këngëtarët më të përfolur për një marrëdhënie të ngushtë mes tyre, Seldi Qalliu dhe Sinan Hoxha, nuk kishin deklaruar më parë se çfarë ndodhi që raporti i tyre u ndërpre. Edhe pse u kthyen në kryefjalë mediatike për arsyet e ndarjes, si duket, vetëm tani erdhi koha që të dy të tregojnë si qëndron e vërteta, pse janë përfolur kaq shumë për ndarje dhe si erdhi ribashkimi.





Në një intervistë për Prive, Seldi dhe Sinani tregojnë pas një faze reflektimi atë që ka ndodhur mes tyre gjatë këtyre viteve, pas 3 bashkëpunimeve të suksesshme.

Sinani thotë se gjithçka ka ndodhur mes tyre, në fakt, është ekzagjëruar: “Ka pasur një tërheqje në fakt, në atë kohë, të Seldit nga skena artistike. Pasi mbaroi Akedeminë e Arteve për kanto, djali bëri edhe një kurs në Amerikë dhe ky ka qenë një shkak pauze në atë kohë nga ana e Seldit. Mirëpo portalet e morën si një prishje, si një grishje, derisa shkruan atë që u pëlqeu atyre, gjë që është e drejtë e tyre. Por ndërpreja e bashkëpunimeve erdhi pas 2-3 bashkëpunimeve. S’mund të ishim në çdo duet bashkë…” – tregon Sinani, por nuk e mohon se në të vërtetë, mes tyre ka ndodhur një grindje dhe fajtori për këtë ka qenë Seldi.


“Sigurisht, një grindje e vogël ka ndodhur mes nesh, por nuk është e atij rangu që kanë shkruar portalet, por një neglizhencë artistike nga ana e Seldit. Ndoshta edhe kërkimi i llogarisë nga ana ime…”

Dhe këtë e miraton edhe Seldi, i cili tregon se ishte mosha ajo që e çonte të neglizhonte karrierën dhe famën:

“Faktikisht përgjigje presin shumë njerëz, por në kohën kur u bë bashkëpunimi me Sinanin “Adrenalina”, unë po mbaroja Akademinë dhe pas saj, duhet të bëja edhe një Master. Mirëpo, nga angazhimet e shumta, e lashë pak pas dore. Edhe neglizhenca ime për shkak të moshës, si çdo i ri ishte ndikoi në atë kohë. Këtu filloi edhe ngërçi që filluan të shkruajnë të gjithë…. Në atë kohë shkova për një periudhë 8-mujore në Amerikë për Master. Ajo lëvizje, ndoshta nuk më bëri mirë për karrierën, por më bëri mirë mua, për të reflktuar…”

Së shpejti, Seldi dhe Sinani do të sjellin një bashkëpunim të ri, ndaj raporti i tyre tashmë i ka kaluar të gjitha ngërçet./revistaclass

Tags: seldiSinan Hoxha
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”
Breaking News

Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”

02/03/2026
”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë!
Breaking News

”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë!

02/03/2026
“Ky vit, më i vakëti”, Evi Reçi e zhgënjyer nga Festivali i Këngës: Nuk më la asnjë shije…
Breaking News

“Ky vit, më i vakëti”, Evi Reçi e zhgënjyer nga Festivali i Këngës: Nuk më la asnjë shije…

02/03/2026
Gimbo puth Selinën, zyrtarisht çift në Big Brother VIP?
Breaking News

Gimbo puth Selinën, zyrtarisht çift në Big Brother VIP?

02/03/2026
“Janë një m*t i madh, të gjithë janë të blerë”, Albano Bogdo shpërthen ndaj kolegëve
Breaking News

“Jam fejuar 4 herë”, Albano Bogdo hap zemrën: Dua të bëhem baba, por…

02/03/2026
Nga paneli në “unfollow”, çfarë ndodhi mes Oltës dhe Leonorës?
Breaking News

Nga paneli në “unfollow”, çfarë ndodhi mes Oltës dhe Leonorës?

01/03/2026
Next Post
BIG BROTHER/ Lupçe “përballet” me Danjelin: Fjala vret më shumë se plumbi

BIG BROTHER/ Lupçe “përballet” me Danjelin: Fjala vret më shumë se plumbi








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera