Teksa ka treguar më shumë detaje për linjën e saj të kozmetikës, këngëtarja me famë ndërkombëtare, Selena Gomez ka treguar edhe disa detaje përsa i përket jetës private përballë artistit të ‘makeup-it’, Nikkie De Jager.
Selena ka pohuar se periudha në karantinë ka qenë e vështirë dhe se ndjekësit e kanë marrë shumë seriozisht deklaratën se ajo do një të dashur.
“Të gjithë ish-të dashurit e mi mendojnë se unë jam e çmendur, por nuk më intereson”, ka pohuar Gomez.
Kujtojmë se Selena ka qenë në një lidhje me Justin Bieber, The Weeknd, Nick Jonas, raporte këto që kanë marrë maskimalisht vëmendjen e ndjekësve.








