Selena Gomez rrezikon të mos jetë më gruaja më e ndjekur në Instagram. Për gjatë një muaji këngëtarja ka humbur 707,880 ndjekës.
Që kur postoi dhe fshiu videon të hënën Gomez humbi 116.833 ndjekës. Përgjatë kësaj jave këngëtarja ka pësuar rënien më të madhe të ndjekësve pasi rreth 44.151 prej tyre klikonin “unfollow” çdo ditë.
Pas vendimeve shtrënguese të Trump për emigrantët në SHBA, Selena Gomez postoi një video duke qarë për bashkëkombasit e saj.
“Të gjithë njerëzit e mi po sulmohen”, tha ajo në video, ndërkohë që qante me ngashërim. Pas kësaj, komentet negative vërshuan. Mes reaguesve ishte dhe kandidati për Senatin amerikan Sam Parker i cili bëri thirrje që këngëtarja me origjinë meksikane të largohej.
Pas komenteve Gomez postoi një “Instastory” ku shkruante: “Me sa duket nuk është gjë e mirë të tregosh ndjeshmëri për njerëzit”.