Selena Gomez ka folur për ndarjen nga Justin Bieber në vitin 2018, duke zbuluar se fundi i marrëdhënies e shtyu atë të fokusohej në shëndetin e saj mendor. Thyerja e zemrës e shtyu Selenën të hiqte dorë nga rrjetet sociale. Në dokumentarin e saj, Selena deklaroi se ndarja e saj nga Bieber, ishte gjëja më e mirë që i kishte ndodhur ndonjëherë.
“Zemra ime sapo ishte thyer, nuk kisha nevojë të shihja se çfarë po bënin të gjithë. Kishte momente kur nuk u ndjeva pozitivisht për mënyrën se si dukesha për shkak të asaj që do të shihja në Instagram,” tha Gomez, duke folur për “Fast Company”.
“Gjithçka ishte kaq publike, u ndjeva e përhumbur nga një marrëdhënie e kaluar që askush nuk donte ta linte, dhe më pas thjesht e kalova atë dhe nuk kisha më frikë”, tha ajo.
“Ndjehem sikur më është dashur të kaloj dhimbjen më të keqe të mundshme ndonjëherë. Por unë thjesht mendoj se kjo duhej të ndodhte dhe në fund të fundit, ishte gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë”.