Selena Gomez thuhet se i dërgoi mesazh Hailey Bieberit në Instagram pas postimit kontrovers të Justin Bieber për kopertinën e gruas së tij në Vogue.
Siç raportohet nga Deuxmoi, një “burim” tha se Selena Gomez, kontaktoi personalisht Hailey Bieber, në lidhje me kopertinën e Vogue nëpërmjet mesazheve direkte në Instagram.
Sipas burimit, Hailey e hapi aksidentalisht mesazhin e Gomez dhe nuk dinte nëse duhej t’i përgjigjej apo jo”.
E gjithë situata ndodhi kur Justin Bieber kujtoi një grindje të kaluar me gruan e tij në një postim në Instagram në kopertinën e Vogue të Hailey Bieber. Këngëtari shpjegoi se gjatë një grindjeje të kaluar, ai i tha gruas së tij se “Ajo nuk do të ishte kurrë në kopertinën e Vogue”.
Ai shprehu më tej se i tha këto fjalë “sepse ndihej shumë i pa respektuar dhe donte të “hakmerrej” me Hailey Bieberin. Drejt fundit të mbishkrimit, këngëtari përfundoi duke i kërkuar falje gruas së tij. Që nga publikimi i postimit në Instagram, Justin e ndryshoi mbishkrimin në disa emoji.
Pas polemikave, Selena Gomez ndau gjithashtu një Story me një citat frymëzues në Instagram që mund t’i kushtohej Hailey Bieberit. Citimi thoshte: “Ti ke rëndësi. Zëri yt ka rëndësi. Zemra jote ka rëndësi. Ti vlen shumë më tepër sesa e di.” Gomez shtoi gjithashtu një mbishkrim në Story. “Ti e di kush je dhe unë po të mbështes”, shkroi ajo.








