Selena Gomez dhe Taylor Swift kanë një miqësi të hershme me njëra-tjetrën. Shpesh kanë publikuar dedikime ose kanë festuar e mbështetur njëra-tjetrën në mënyra të ndryshme. Miqësia e tyre konsiderohet si një nga më jetëgjatat në showbiz-in botëror. Së fundmi Selena është fotografuar në paparacët e veshur thjeshtë në Los Angeles.
Një nga gjërat që ra në sy ishte bluza e zezë që kishte veshur, e cila promovonte turin e mikeshës së saj.
Kujtojmë se Selena për shumë kohë u largua nga vëmendja mediatike për shkak të problemeve me shëndetin, ndërsa tani po i kushton rëndësi vetes dhe po shfaqet më shumë në rrugët e Los Angeles, duke treguar se çdo gjë i është kthyer normalitetit./revistawho.com