Gjatë këtyre ditëve në media ka qarkulluar lajme se Selena Gomez ka vendosur përfundimisht të mos rikthehet më me Justin Bieber. Sipas disa burimeve thuhet se ajo ka hequr dorë nga Justin, sepse ka zgjedhur të qëndrojë pranë familjes, miqve të saj për të qenë gjithmonë e lumtur.

Selena e kishte parë se në lidhjen e tyre askush nuk e mbështeste njëri-tjetrin dhe prandaj mendoi se nuk mund të vazhdonte më. Miqtë e saj kanë treguar se ajo ndihet shumë herë më e fuqishme se më parë. Por mesa duket ky vendim i saj e ka prekur shumë Justin, sepse ai është parë duke shkuar në kishë për t’u qetësuar. Këto ditë kanë qenë shumë të vështira për këngëtarin dhe kjo gjë vërehej lehtë edhe në fytyrën e tij. /revistawho.com









