Selena Gomez dhe Dj Drew Taggart kanë konfirmuar romancën e tyre të shumë përfolur. Page Six ka publikuar disa fotografi të këngëtares dhe anëtarit të Chainsmokers, teksa luanin “bowling”.

Burimet tregojnë se dyshja janë “shumë të qetë” për momentin dhe “duke u argëtuar shumë së bashku”. Ata nuk po përpiqen të fshehin romancën e tyre tha një burim duke vënë në dukje se dyshes u pëlqen të shkojnë në bowling dhe në kinema.









