Pas një ndarje të vështirë nga këngëtari Justin Bieber, artistja e njohur Selena Gomez dyshohet se ka nisur një lidhje të re. Ajo kaloi një periudhë të vështirë nga marrëdhënia e saj me këngëtarin, madje u shtrua dhe për rehabilitim për probleme depresive. Por duket se çdo gjë ka ndryshuar, pas deklaratës së fundit ku shprehej se po kalonte periudhën më të mirë të jetës. Burime për Us Weekly kanë treguar se Selena dhe ish-pjesëtari i ‘One Direction’ kanë shkëmbyer puthje në një vend ku thuajse nuk i shifte njeri. Të dy artistët janë parë shumë të afërt dhe të buzëqeshur në foton e postuar nga një mikeshë e afërt e tyre.