Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Çike-çike”, Bebe Rexha i këndon botës shqip! 14/02/2026
“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë 13/02/2026
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”! 13/02/2026
Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan! 13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin! 13/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Selena Gomez pranon publikisht se ka pasur probleme me shëndetin mendor: Ishte momenti më i frikshëm

27/09/2019
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Selena Gomez pranon publikisht se ka pasur probleme me shëndetin mendor: Ishte momenti më i frikshëm

Vitin e kaluar Selena Gomez kaloi një nga momentet më të vështira në jetën e saj dhe për këtë gjë ka vendosur të flasë publikisht. Në 13 shtator artistja mori një çmim nga spitali “McLean”, sepse është treguar shumë e hapur për problemet e saj me depresionin dhe ankthin. 27-vjeçarja ka mbajtur një fjalim pas marrjes së çmimit, por ditët e fundit videot kanë filluar të shpërndahen në rrjete sociale. “Mendoj se ndihemi më mirë kur tregojmë të vërtetën dhe kjo është e vërteta ime. Vitin e kaluar unë vuajta mendërisht dhe emocionalisht dhe nuk isha e aftë të ecja përpara. Nuk mundesha të buzëqeshja ose t’i bëja gjërat të dukeshin normale. Dukej sikur gjithë dhimbja dhe ankthi më pushtoi menjëherë dhe ky ishte një nga momentet më të frikshme të jetës sime. Kërkova mbështetje dhe mjekët më dhanë një diagnozë të qartë. Në momentin që mora atë informacion, u ndjeva njëherësh e tmerruar dhe e lehtësuar. Unë kurrë nuk kisha marrë një përgjigje të plotë, nuk isha e vetdijshme për gjendjen. Kështu që fillova të përballesha me të, pasi nëna ime më ka mësuar që e vogël si të përballem me frikërat e mia dhe sfidat”, ka treguar Selena.





https://www.instagram.com/p/B22qjLsgGWH/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=dlfix

Ajo ka thënë se ka folur me shumë njerëz që kanë vuajtur nga e njëjta gjë, ka lexuar shumë për sëmundjen, ka takuar disa mjekë dhe se ka pasur fatin të trajtohet nga psikiatrët më të mirë. “Megjithatë kjo nuk do të thotë se çdo gjë ka kaluar, mund të them se pas një 1 viti me punë intensive unë jam më e lumtur, më e shëndetshme dhe kam nën kontroll emocionet e mendimet e mia. Kështu që jam shumë e lumtur për këtë gjë”, ka thënë Selena përpara publikut që ka shpërthyer në duartrokitje. Artistja e njohur në 2018 kaloi disa muaj në një qendër rehabilitimi për t’u trajtuar për problemet e saj me shëndetin mendor. /revistawho.com


Tags: ankthidepresioniselena gomezshendeti mendor
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Çike-çike”, Bebe Rexha i këndon botës shqip!
Breaking News

“Çike-çike”, Bebe Rexha i këndon botës shqip!

14/02/2026
“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë
Breaking News

“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë

13/02/2026
Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan!
Breaking News

Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan!

13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin!
Breaking News

(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin!

13/02/2026
“Të dua”,  çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?
Breaking News

“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?

13/02/2026
Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?
Breaking News

Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?

13/02/2026
Next Post
Tha se hoqi dorë nga muzika, këngëtarja e njohur ‘ndryshon’ mendje

Tha se hoqi dorë nga muzika, këngëtarja e njohur ‘ndryshon’ mendje








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera