“Vriti me mirësi”, është një nga titujt e këngëve të Selenës ku ajo bën thirrje që çdo urrejtje dhe koment negativ të “vritet” me mirësi e butësi. Dhe këtë këshillë ka ndjekur këngëtarja edhe për veten. Pas intervistës së fundit të Hailey Bieber, e cila u shpreh e prekur nga komentet negative që ka marrë nga fansat e Selenës pas lidhjes me Justin Bieber, ka reaguar vetë këngëtarja. Në një video live në Tiktok, ajo bëri thirrje që askush të mos trajtohet në atë mënyrë, sigurisht pa përmendur emra, por ishte e kuptueshme se për kë po fliste.
“Askujt nuk duhet t’i flitet në atë mënyrë”, tha Selena duke shtuar se “fjalët kanë rëndësi” dhe ajo më kot nuk ka publikuar një këngë që flet për fjalët e mira (Kill em with kindness) sepse vërtet këtë do.